Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë po e humb forcën. Nga gati 100 mijë dollarë në fillim-vit, kriptovaluta po vlen rreth 63 mijë dollarë. Goditja më e fundit ka ardhur nga konflikti në Lindjen e Mesme i cili ka futur në pasiguri tregjet.
Ekspertët shpjegojnë se rënia nuk është e papritur në situata konflikti gjeopolitik. Kur tensionet rriten, tregjet financiare reagojnë me shitje paniku, ndërsa kriptovalutat, të cilat konsiderohen më spekulative, preken më shpejt nga lëvizjet e kapitalit afatshkurtër.
Të dhënat nga Coin Market Cap tregon se rënia ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka rënë në më pak se 2 mijë dollarë, Binance 622 dhe Solana rreth 85 dollarë.
Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. Goditja e kriptomonedhave reflektohet rrjedhimisht edhe në portofolet digjitale të këtyre të fundit.








