Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektoriateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se inspektorët nuk duhet të dalin në terren si gjahtarë, por të kenë një plan pune.
“Nuk bën sens që inspektorët mos të kenë përpara planin e punës dhe të mos përgjigjen për planin e punës, por të dalin si gjahtarë në drejtime të ndryshme për të kapur ndonjë gjë. Kjo nuk është mënyrë si funksionon. Ka ardhur koha që ne të mos veprojmë në nivelin e inspektimit, me befasira. Sipërmarrja lajmërohet, i parashtrohet programi tematik i inspektimit. Qëllimi ynë është të vetëkorrigjohen edhe kur janë gabim. Tjetra që është barrë e inspektoriatit është të racionalizojmë vizitat në dyert e biznesit. Nuk mundet sipërmarrja të harxhojë kohë për lloj loj inspektimesh. Të gjithë janë të kontrollueshëm, por nuk mund të sulmohen me çfarë inspektimesh. Ikën njëri, vjen tjetri. Një sistemi ri rekrutimi dhe karriere është i domosdoshëm. Kjo kërkon standard jetik të kualifikuar, sistemi i rekrutimit dhe karrierës të jetë i besueshëm. Duhet ta meritojë atë gjë që i jepet. Tjetra, është numri katastrofik i inspektimeve që bëjmë, është numër shumë i lartë. Jo inspektime në pafundësi, krijojnë stres, tension, rrëmujë”, u shpreh kryeministri.
Sipas Ramës, digjitalizimi ka shumë potencial për të çuar në një nivel tjetër inspektimet dhe për të rritur besueshmërinë e ndihmuar sipërmarrjen.








