Me vendim të Këshillit të Ministrave do të rihapet aplikacioni TikTok në Shqipëri. Vendimi vjen afro një vit pas bllokimit të TikTok nga qeveria.
Në vendimin thuhet se: “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
“Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi”, vijon vendimi.
Qeveria vendosi të mbyllte TikTok-un me arsyetimin se ka nxitur dhunën mes adoleshentëve, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Ndërkaq një pjesë e partive opozitare pretenduan se masa lidhej me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që u mbajtën më 11 maj.








