• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

nga Fast News
2 hours më parë
në Ekonomi
0
Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset po shfaqen më optimistë përs ai përket ekonomisë. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE), vrojtimi që publikohet në mënhrë periodike nga Banka e Shqipërisë, regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike. Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, duke qëndruar rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e tij u ndikua pozitivisht nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. Gjithashtu, me rritje janë dhe pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 3.1 pikë përqindje në janar. Aktualisht, niveli i tij është rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në përmirësimin e TBN-së ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 7.4 pikë përqindje këtë muaj. Niveli i TBSH-së qëndron rreth 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e besimit u ndikua pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me një muaj më pare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar, duke arritur nivelin 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua kryesisht nga vlerësimet optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve. Edhe pritjet e bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen dhanë kontribut rritës në TBT, por në masë më të ulët. Pritjet për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) nuk regjistroi ndryshim krahasuar me nivelin e dhjetorit, duke qëndruar rreth 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sa i përket komponentëve përbërës, situata e blerjeve të mëdha regjistroi përmirësim në janar, si në gjendjen aktuale ashtu edhe në pritjet për të ardhmen. Nga ana tjetër, konsumatorët ulën disi pritjet për gjendjen e tyre personale financiare, si dhe situatën ekonomike në të ardhmen, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

nga Fast News
17:51 | 02/02/2026
0

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

nga Fast News
17:07 | 02/02/2026
0

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

nga Fast News
17:05 | 02/02/2026
0

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

nga Fast News
16:51 | 02/02/2026
0

Recent News

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

17:51 | 02/02/2026
Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

17:07 | 02/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar