Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Juria zgjodhi këtë të enjte projektin fitues për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve. Ndryshe nga herët e tjera, juria vlerësoi që projekti fitues të ishte një kombinim i dy projekteve të ndryshme: njëri për Shtëpinë e Fëmijëve dhe tjetri për Korpusin e Inspektorateve.

“Juria konstatoi asnjë prej projekteve si plotësisht të suksesshëm në trajtimin e të dyja programeve. Dhe juria vendosi që dy programet duhet të zhvillohen nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore, njëri prej ekipeve të jetë përgjegjës për Shtëpinë e re të Fëmijëve, dhe tjetri për Korpusin e Inspektorateve.”

Konkretisht, për Shtëpinë e Fëmijëve u përzgjodh prezantimi nga Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me nënkontraktor të specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci.

Çfare parashikon: “Në këndvështrimin tonë shtëpia e fëmijës nuk është thjesht godinë apo institucion por është një shtëpi e vërtetë duke pasur parasysh aktorët e përfshirë në këto hapësira. Në rastin e shtëpisë së fëmijëve duam të jetë përtej fëmijëve dhe administratës por të përfshijë edhe komunitetin për një zgjidhje më të plotë. Kemi një kontekst i formësuar nga vila me pak kate, projekti jonë ka sjellë këtë shkallë mes dy aspekteve dhe diferencën mes rrugës dhe rrugicës pas rrugicës.

Ne fillojmë me oborrin që në mënyrë kolektive formëson jetën në këtë kampus. Shtëpitë lidhen me njëra tjetrën duke ruajtur individualitetin dhe janë të pavarura. Organizimi mundëson ndriçim natyror dhe lejon më shumë lëvizshmëri dhe ndërveprim më lozonjar. Kemi oborre që ndërveprojnë duke u shkrirë. Pra këto oborre ofrojnë hapësirë për aktivitetet dhe kanë mundësi të luajnë gjatë gjithë vitit. Ka bibliotekë një hapësirë ku studiohet, zyrat administrative|, u tha gjatë prezantimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndërkohë që për zhvillimin e Korpusit të Korporatave u përzgjodh Shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj.

E cila parashikon ndërtimin e tre kullave.

“Secila është një notë dhe shndërrohet në kor, kulla të thjeshta, struktura të thjeshta. Njëra është pas, e para është hotel dhe zyra, ndërkohë që kemi ura lidhëse. Duam që mënyra sesi njerëzit hyjnë në kulla të ketë hyrje shumë të bukura. Pamjet e para, një kor urban”, deklaroi shoqëria fituese gjatë prezantimit.

Zhvillimi i pronës me privatin

Projekti është pjesë e nismës së marrë nga qeveria për të zhvilluar pronën shtetërore në bashkëpunim me privatin ku ky i fundit do të mbajë edhe barrën e financimit. Pjesa takuese e Korporatës të Investimeve Shqiptare shkon drejt ndërtimit të institucioneve publike në këtë rast Shtëpia e re e Fëmijëve e cila do të zhvillohet në një zonë me vila në rrugën Gramoz Pashko.

“Projekti parashikohet të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, ndërsa në këmbim do të ketë të drejtën të zhvillojë një pronë tjetër për përdorim multifunksional, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Ky instrument është zgjedhur pasi ofron vlerën më të lartë zhvillimore për pronën, duke mundësuar optimizmin e saj për përdorim publik dhe privat në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme” do të sqaronte më herët KISH./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Para

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

Para
Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

nga Fast News
10:45 | 03/04/2026
0

Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë

Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë

nga Fast News
10:03 | 03/04/2026
0

50-lekëshi, monedha e vetme që u falsifikua në 2025/ Minimum historik i kartëmonedhave false. U sekuestruan vetëm 107

50-lekëshi, monedha e vetme që u falsifikua në 2025/ Minimum historik i kartëmonedhave false. U sekuestruan vetëm 107

nga Fast News
09:36 | 03/04/2026
0

Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh;  4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh; 4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

nga Fast News
09:32 | 03/04/2026
0

Recent News

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

10:45 | 03/04/2026
Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë

Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë

10:03 | 03/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora