• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
1 hour më parë

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

ngaFast News
në Burime Njerëzore
0
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Shpesh në shoqërinë moderne, lumturia është baras me suksesin. Pjesa më e madhe prej nesh punojnë shumë me bindjen se lumturia vjen duke arritur suksesin. Por duhet t’i shohim gjërat në anën tjetër. Kërkuesja e Universitetit Standford, Emma Seppälä, thotë se faktet tregojnë se është lumturia ajo që çon drejt suksesit dhe jo e kundërta. Pasi ka punuar në Yale, Standford dhe Silicon Valley, Seppälä vuri re çmimin e lartë që njerëzit paguanin për të qenë të suksesshëm.

Ata sakrifikojnë veten dhe momentet e lumturisë, duke besuar se do të jenë të lumtur vetëm kur të arrijnë qëllimet e tyre në karrierë. Seppälä thotë se gjeti fakte të pakundërshtueshme se duke u kujdesur më shumë për mirëqenien tuaj së pari, do të bëni më mirë punën tuaj.

“Nëse prioriteti juaj është lumturia, ju do të jeni më produktivë, kreativë, më elastik, energjik dhe karizmatik”.

Çelësi, thotë Seppälä është të tregoni mirësi ndaj vetes.

“Studimi tregon se të qenët kritik me veten është në thelb një sabotim, ndërsa dhembshuria, duke u përpjekur të kuptoni veten, të tregoni mirësi e dashuri, ashtu siç do të silleshit me një mik do t’ju bënte më elastik, produktiv dhe do t’ju bënte të ndiheshit më mirë”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Libri i ri i Seppälä, The Happiness Track, këshillon katër mënyra për t’u treguar të mirë me veten:

Bisedoni me veten – Në kohën dështimi apo sfidash – në vend t’i thonë vetes “jam kaq budalla”, ju mund t’i thoni “pata një moment shpërqendrimi dhe çdo gjë shkon mirë”.

Shkruajini vetes një letër – Kur emocionet tuaja janë të mëdha, shkruajini një letër vetes sikur të ishit duke i shkruar një miku. Mund të duket e çuditshme në fillim, por duke i shkruar fjalë të ngrohta vetes dhe duke i dhënë kurajë, do t’ju ndihmonte në normalizimin e situatës.

Krijoni një thënie për vetëdhembshurinë – Përdorni një frazë kur gjendeni në situata të vështira, kështu ju mund të përballeni me to me qetësi dhe me mirësi.

Bëni një listë mirënjohjeje – Shkruani pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë dhe për të cilat jeni krenar që i keni arritur. Kjo mund të tingëllojë shumë e thjeshtë, por ky ushtrim i shkurtër mund të japë rezultate të mëdha në një afat të gjatë.

Një tjetër përfundim i hulumtimit të Seppälä ishte problemi i shkaktuar nga besimi ynë kur emocionet janë në një intensitet të lartë.

-Seppälä gjeti se kultura perëndimore duket se barazon emocionet në një intensitet të lartë me suksesin, ndërsa në kulturën e vendeve të lindjes, emocionet janë në një intensitet më të ulët.

-Adrenalina dhe kafeina na ndihmojnë për të kaluar nga një gjendje në një tjetër. Ankthi, zemërimi, entuziazmi dhe euforia ne mendojmë se këto janë gjithçka na duhet për të arritur suksesin.

-Entuziazmi mund t’ju shterrojë energjitë kur zgjat për një kohë të gjatë dhe stresi ndikon në imunitetin, kujtesën dhe përqendrimin tonë. Me fjalë të tjera, këto emocione, nëse janë negative, si për shembull ankthi, apo pozitive, si entuziazmi, mund ta lodhin organizmin tonë.

Seppälä këshillon që të bëni përpjekje për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj dhe kështu do të jeni më elastik, të lumtur dhe të suksesshëm në afat të gjatë.

(Emma Seppala është drejtoreshë e shkencave në “Qendrën për dhembshurinë, kërkimit të altruizmit dhe edukimit” në Universitetin e Standford)

Etiketa: aktualitet
Pas

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Para

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar