• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
3 hours më parë

Zhdoganimi i automjeteve të importuara do të kushtojë më shumë, ja arsyeja

ngaFast News
në Ekonomi
0
Zhdoganimi i automjeteve të importuara do të kushtojë më shumë, ja arsyeja

Kush do të blejë jashtë një automjet dhe do e sjellë në Shqipëri, do të paguajë më shumë për zhdoganimin. Nga 130 mijë lekë deri më tani, vlera e deklaruar në doganë e një automjeti me cilindratë deri në 1 mijë e 400 kubikë nuk mund të jetë më pak se 162 mijë e 500 lekë.

Për automjetet me cilindratë nga 1900 e deri në 2500 kubikë, vlera dysheme rritet në 406 mijë lekë nga 325 mijë që ka qenë nga viti 2018 e deri më tani.

Rritja më e fortë shënohet te automjetet me cilindratë mbi 4 mijë e 500 kubikë. Nga 800 mijë lekë aktualisht, një makinë me këtë fuqi motorike nuk mund të deklarohet për më pak se 1 milion lekë.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin edhe të kamioçinave, kamionëve apo furgonave.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me automjetet e njërës prej këtyre kategorive me peshë deri në 1.5 tonë, çmimi minimal që do të deklarohet në doganë rritet në 500 mijë lekë nga 400 mijë që ishte.

Për kamionçinat, furgonat apo kamionët me peshë nga 3.5 e deri në 10 tonë, çmimi dysheme i deklarimit rritet në mbi 1 milion lekë nga 850 mijë lekë që ishte.

Udhëzimi i cili prek veçanërisht automjetet e përdorua ka për qëllim të shmangë nën-deklarimin e vlerave të automjeteve që importohen nga jashtë. Kjo do të thotë se, edhe nëse një automjet blihet shumë lirë jashtë vendit, Dogana nuk do ta vlerësojë më poshtë se kufijtë e përcaktuar. Edhe nëse makina blihet për 1 euro jashtë, taksat llogariten mbi këto shuma minimale./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Para

Besim Derri, një histori suksesi nga hasi në SHBA

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
Besim Derri, një histori suksesi nga hasi në SHBA

Besim Derri, një histori suksesi nga hasi në SHBA

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar