• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
11 minutes më parë
në Analizë
0
“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Auron Tare

Diku në mesin e vitit 1963, Lee Kuan Yew, një politikan i ri i shkolluar në Universitetin e Kembrixh pas një serie përpjekjesh për të influencuar skenën politike në nje ishull te varfer peshkataresh me emrin Singapor, dha dritën jeshile për operacionin”Coldstore. Ky operacion me ndihmën e ushtrisë dhe forcave speciale,kreu një seri arrestimesh në të gjithë spektrin politik dhe shoqëror, duke targetuar politikanë të korruptuar, personazhe te botes se krimit apo elemente të lidhur me forcat komuniste. Ky operacion, i kritikueshëm deri diku nga historianët e kohës, solli gjithsesi stabilitet dhe qëndrueshmëri relative në një nga vendet më të varfra të Azisë.

Singapori, ish-koloni britanike me një standard shumë të ulët jetese , një vend peshkataresh pa asnjë burim natyror, me një popullatë shumëgjuhëshe dhe me një administratë të dëmtuar nga korrupsioni tradicional, filloi një “rilindje” në të gjitha aspektet shoqërore dhe shtetërore.

Sot, pas 50 vjetësh nga koha e këtij operacioni të famshëm, Singapori konsiderohet gjerësisht si një nga shtetet më pak të korruptuara në botë, për shkak të ligjeve shumë të rrepta kundër korrupsionit, zbatimit të fortë nga Byroja e Hetimit të Praktikave Korruptive (CPIB), pagave të larta për zyrtarët publikë një administrate efikase, zero tolerance ndaj droges dhe korrupsionit.

Jo vetëm që Singapori, një vend ish-kolonia pa asnjë burim natyror, sot është një nga vendet lider në botë kundër korrupsionit, por është edhe një ndër vendet lider për mirëqenien e qytetarëve të vet. Një nga shkollat më të njohura në Azi për teknologjinë dhe financën ndodhet në këtë ishull, dhe spitalet e Singaporit janë nga më të njohurat në botë për shërbimin dhe eficiencën e lartë. Siguria e jetës është nga më të mirat sot në botë, dhe ishulli i dikurshëm i peshkatareve sot është një nga qendrat më të njohura të financës botërore.





Singapori ka një nga sistemet e arsimit më të mira ku studentët janë në 10 vendet e para të rankingut botëror. Sistemi arsimor është shumë konkurrues, bazuar në meritë dhe dygjuhësh.

Ndërkohë, shëndetësia është e garantuar nga shteti, universale, efikase, e përballueshme, me cilësi të lartë, e mbështetur nga sigurime dhe fonde kursimi të forta. Singapori ka shpenzimet më të ulta për GDP në shëndetësi krahasuar me vendet perëndimore dhe rezultatet më të larta se të gjitha këto vende.

95 përqind e ushqimit në ishull vjen nga vendet fqinje, pasi ishulli nuk prodhon dot mjaftueshëm, por garanton ushqim cilësisht më të lartë se fqinjtë.

Në luftën kundër drogës është një nga vendet lider në botë. Sipas statistikave zyrtare, vetëm 0.7% e popullatës kanë përdorur drogë rekreative (kanabis).

Trafikimi, importimi ose eksportimi i drogës në Singapor:

  1. Konsiderohet një shkelje shumë e rëndë.
  2. Dënimet varen nga lloji dhe sasia e drogës:

Lloji i drogës Sasia minimale për dënimin me vdekje

Heroin 15 gramë Vdekje

Kokainë 500 gramë Vdekje

Metamfetaminë 250 gramë Vdekje

Kanabis 500 gramë Vdekje

Për sasi më të vogla:

  1. Burgim i gjatë (deri në përjetësi)
  2. Dënim me gjobë të lartë
  3. Rrahje me shkop për burrat nën 50 vjeç

Në të gjitha burimet zyrtare të publikuara mund të thuhet se Singapori është një nga vendet me prosperitet ekonomik të admirueshëm. Një shtet i pastër nga korrupsioni, me një administratë të admirueshme, paga të larta dhe nivel jetese nga më të mirët në Azi, me universitete dhe spitale me prestigj ndërkombëtar. Shpesh i kritikueshëm për metodat e ashpra të ndërmarra për të vendosur forcën e shtetit, por me rezultate impresive.

Por si mundi një ish-koloni britanike, pa burime natyrore, një ishull peshkataresh, pa administratë të konsoliduar, i drobitur nga korrupsioni kronik dhe i penguar nga fqinjët e fuqishëm, me një popullatë të përzier gjuhësore dhe kulturore, të kthehej brenda 50 vjetësh në një fuqi ekonomike aziatike?

Fuqia e filozofisë së lidershipit të pa-korruptuar

Lee Kuan Yew, një politikan i ri dhe i edukuar mirë, vendosi fatin e vendit të tij përpara fatit personal, bazuar në dy kolona kryesore, integriteti personal dhe lufta kundër korrupsionit.

Historianët politikë bien dakord se Lee Kuan Yew ishte forca madhore që ndryshoi fatin e ishullit të peshkatareve. Ai ishte një politikan me integritet të jashtëzakonshëm, i njohur gjerësisht si i ndershëm dhe i disiplinuar.

Lee Kuan Yew praktikonte thjeshtësi ekstreme në jetën publike dhe private. Ishte një lider autoritar, por i besueshëm, I pa-korruptuar personalisht. Veshja e kabinetit qeveritar me të bardha gjatë betimit ishte një simbol i pastërtisë dhe ndershmërisë.Fuqizoi autoritetin e Byrosë Anti-Korrupsion duke hetuar çdo nivel administrativ dhe shoqëror të lidhur me korrupsionin. Refuzoi ryshfetet, një nga rastet më të famshme ishte denoncimi publik i një ryshfeti prej 3.3 milion dollarësh nga CIA në 1961 për të mbështetur aktivitetin e tij politik. Vendosi paga të larta për zyrtarët e lartë shtetërorë për të reduktuar tundimin për korrupsion. Forcoi jashtëzakonisht ushtrinë dhe forcat e rendit duke garantuar paga të larta dhe teknologji të avancuar dhe duke e kthyer forcen ushtarake ne garantuese te nje Shteti serioz dhe te besueshem per publikun.

Transformimi i Singaporit nuk do të ishte i mundur pa filozofinë e jetës së Lee Kuan Yew:

  • Jetoi në një shtëpi modeste për dekada.
  • Qepte vetë rrobat dhe shmangte shpenzimet e panevojshme.
  • Familja praktikonte kursim ekstrem, duke shërbyer si shembull për popullatën që vinte nga varfëria koloniale.
  • Mbante një rutinë të rreptë ditore, duke përfshirë not dhe çiklizëm.
  • Dieta e tij ishte e thjeshtë, jo vetëm si pjesë e jetës, por edhe si shembull për popullin që drejtonte.
  • Përdorte biçikletën e tij të vjeter dhe udhëtonte jashtë vendit në klasën standard, përveç rasteve të domosdoshme ne delegacione zyrtare.

Lee Kuan Yew besonte se liderët duhet të jenë shembuj për një jetë të pastër dhe të disiplinuar. Ai kombinonte disiplinën personale, politikat sistematike kundër korrupsionit dhe udhëheqjen simbolike për të ndërtuar një qeverisje të pastër dhe efikase në Singapor.

Ky shembull tregon se nëse nje Lider e do vendin dhe popullin e vet mund ta transformoje atë nga një ishull i varfër peshkataresh në një fuqi financiare botërore.

Në vetëm 50 vjet, Singapori u bë:

  • Një shtet i pasur dhe i admirueshëm ekonomikisht.
  • Një nga vendet më pak të korruptuara në botë.
  • Një qendër e rëndësishme financiare dhe arsimore.
  • Një vend me shëndetësi dhe standard jete të lartë.
  • Një model global për qeverisjen dhe mirëqenien e qytetarëve.

Transformimi i Singaporit tregon fuqinë e lidershipit të integruar, të disiplinuar dhe të pa-korruptuar një shembull i rrallë i udhëheqjes që vërteton se politika e drejtë dhe integriteti personal mund të ndryshojnë fatin e një kombi.

Etiketa: aktualitet
Pas

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar