Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Energjia elektrike e prodhuar nga prodhuesit me përparësi do të blihet nga shteti me çmimin 10 lekë /kWh edhe gjatë vitit 2026. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar vendimin përkatës, duke e lënë të pandryshuar vlerën e aplikuar edhe gjatë 2 viteve të fundit.

Sipas ERE-s, çmimi është përcaktuar në bazë të metodologjisë në fuqi dhe përfaqëson nivelin maksimal që mund të aplikohet për këta prodhues, në përputhje me legjislacionin aktual. Në fakt, nga të dhënat paraprake të publikuara nga Bursa Hungareze e Energjisë (HUPX) dhe bazuar në formulën e miratuar, çmimi i llogaritur rezulton 12.53 lekë/kWh.

Ndërkohë, nëse merren si referencë edhe çmimet mesatare kleruese të bursës shqiptare të energjisë ALPEX, vlera që do të duhej të paguante shteti për prodhuesit me përparësi arrin në 13.99 lekë/kWh. Megjithatë, në fuqi është një vendim i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton se çmimi i blerjes nuk mund të kalojë tavanin prej 10 lekë/kWh. Ky tavan u rrit në muajin shkurt të vitit 2024, pasi deri në atë periudhë ishte 8.5 lekë për kilovat orë.

Më herët anëtarët e bordit të Entit Rregullator kanë theksuar se kjo vlerë garanton qëndrueshmërinë ekonomike të prodhuesve ekzistues me përparësi.

Në kategorinë e prodhuesve me përparësi përfshihen centralet e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike me fuqi të instaluar deri në 15 MW. Vendimi i ERE-s bazohet në çmimet e tregjeve të organizuara të energjisë, si dhe në bonusin e parashikuar për nxitjen e burimeve të rinovueshme, por në çdo rast respekton kufirin maksimal të përcaktuar nga qeveria./Tv Scan

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Para

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Para
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Digjitalizimi në mikpritje: kusht për konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar

Digjitalizimi në mikpritje: kusht për konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar

nga Fast News
20:45 | 17/02/2026
0

Sipërmarrësi Richard Lukaj: Leksionin më të rëndësishëm e mora nga babai

Sipërmarrësi Richard Lukaj: Leksionin më të rëndësishëm e mora nga babai

nga Fast News
20:38 | 17/02/2026
0

Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?

Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?

nga Fast News
10:30 | 17/02/2026
0

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

nga Fast News
10:00 | 17/02/2026
0

Recent News

Digjitalizimi në mikpritje: kusht për konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar

Digjitalizimi në mikpritje: kusht për konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar

20:45 | 17/02/2026
Sipërmarrësi Richard Lukaj: Leksionin më të rëndësishëm e mora nga babai

Sipërmarrësi Richard Lukaj: Leksionin më të rëndësishëm e mora nga babai

20:38 | 17/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora