• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

nga Fast News
1 hour më parë
në Finance
0
15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse mendoni se suksesi i një sipërmarrjeje janë vetëm fitimet, mund të keni të drejtë. Por në një vështrim më të gjerë, u japim rëndësi bizneseve që ndërtojnë rrugë të reja dhe sjellin mundësi, jo vetëm për klientin, por edhe për bizneset e tjera dhe të gjithë mjedisin ku operojnë.

EasyPay është një kompani e tillë. E drejtuar nga Linda Shomo, pas një përvoje të gjatë në fushën e financave dhe teknologjisë në sistemin bankar, ajo fliste për pagesat online kur qytetarët dhe madje edhe bizneset duhej ende të mësoheshin me këtë ide. 15 vjet biznes, falë ritmit të duhur në inovacion, partneriteteve strategjike dhe talenteve të rekrutuar, e vendosin këtë kompani në krye të sektorit fintech në Ballkan dhe me një rol gjithnjë e më të rëndësishëm edhe në Europë.

Ne kemi zhvilluar një intervistë me themeluesen dhe drejtuesen e kompanisë, Linda Shomo, për të parë dinamikën e fintech, sfidat dhe mundësitë e kësaj fushe.

Ju vini nga sistemi bankar. Sa ka ndikuar ajo përvojë për të krijuar një bazë për nisjen e biznesit?

Përvoja ime në sektorin bankar ka qenë themelore në krijimin e EasyPay, pasi kam një përvojë me mbi 30 vite në sektorin e teknologjisë së informacionit, prej të cilave 25 i kam kaluar në sektorin financiar në Shqipëri, duke drejtuar fillimisht departamente IT, siguri, automatizim dhe vitet e fundit në transformim digjital. Pikërisht ky kontakt i drejtpërdrejtë me sistemet bankare, me nevojat e tregut dhe me mënyrën se si funksionon infrastruktura financiare, më dha njohuritë, qasjen dhe besimin për të kuptuar dhe identifikuar hapësirat ku inovacioni ishte i domosdoshëm.



Linda Shomo

A mund të rikthehemi pak tek momenti që vendoset të hapnit një sipërmarrje? Si erdhi kjo, çfarë hapa ndërmorët? Cdo detaj vlen për sipërmarrësit e rinj sot.

Në vitin 2010 mora vendimin të krijoja EasyPay, duke u bërë në atë kohë një nga pak gratë themeluese dhe drejtuese në sektorin fintech, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Përvoja ime profesionale, disiplinat e mësuara dhe standardet e larta të punës i solla në këtë sipërmarrje, duke ndërtuar një bazë të fortë që më pas e shndërroi EasyPay në një aktor kyç të tregut të pagesave elektronike, por edhe në një lloj “akademie” për të rinjtë që dëshironin të mësonin mbi sektorin që shumë pak e njihnin, FinTech.

Hapat e parë ishin shumë të qarta, por aspak të lehta, por më poshtë po rendis disa prej tyre:

  • Ndërtimi i skuadrës që do punonte me mua, e cila kishte sfidën që të tërhiqte talentet e duhura në ndërtimin e zgjidhjeve inovative në pagesa, por ndërkohë që këto talente të mund t’i besonin karrierën e tyre një startup-i.

  • Gjetja/prokurimi e platformës që do ofronte pagesat. Fillimisht platformën e morëm me modelin SaaS nga India pas një procesi prokurimi që kërkonte shumë “know-how” dhe që kishte sfidat e veta dhe më pas, në 2014, e ndërtuam vetë nga e para platformën tonë dhe që në atë vit platforma EasyPay është zhvilluar totalisht “in-house”.

  • Krijimi i brandit EasyPay që fillimisht mbështetej vetëm në brandin tim personal, por që nuk mjaftonte absolutisht për t’u hapur rrugë bisedave me C-level në banka etj., të cilat në atë kohë ishin shumë skeptike në lidhje me startups në sektorin financiar (dhe akoma janë…).

  • Krijimi i rrjetit të agjenteve EasyPay që mund të përhapnim pagesat digjitale në gjithë Shqipërinë. Meqenëse brandi EasyPay ishte në fillimet e veta, ishte shumë e vështirë të bindje partnerët që do punonin me ty dhe që do besonin në vizionin dhe strategjinë tënde të suksesit.

Çdo vendim ka qenë i menduar me kujdes dhe i lidhur ngushtë me audiencën që donim të shërbenim (qoftë ata agjentë apo klientë fundor). Nuk ka qenë e lehtë, sidomos në vitet e para, por kur ke një vizion të qartë dhe një pasion të madh, çdo hap tjetër bëhet i realizueshëm.

Kështu që këshilla ime për sipërmarrësit e rinj është: mos kini frikë nga sfidat e fillimit, punoni shumë, bëni nga një hap i vogël çdo ditë (por të menduar mirë) dhe rezultatet do vijojnë vetë pas.

Ju investuat në FinTech, një fushë që ishte e re për tregun tonë, madje edhe tregun ndërkombëtar. A mendoni se informacioni që kishit ishte avantazhi juaj në atë kohë?

Po, informacioni ishte një avantazh i madh. Duke ardhur nga sektori i financave dhe për 1-2 vite punova në një kompani ndërkombëtare që merrej me pagesat digjitale, grumbullova se pari goxha njohuri mbi këtë sektor dhe ndërkohë kuptova rolin dhe zhvillimin që po merrnin që në atë kohë në EU pagesat mobile dhe pagesat digjitale, ndërkohë që në Shqipëri nuk kishin hyrë akoma. Kështu që mendova: pse mos ta provoja njëherë të bëja diçka të vogël, për të ofruar pagesën e parë online në Shqipëri, por sigurisht në atë kohë as unë nuk e imagjinoja që ky sektor do merrte këtë zhvillimin që ka sot. Ky kombinim midis njohurive rregullative dhe njohurive në IT më dha besimin se po investoja në drejtimin e duhur. Në atë periudhë pak njerëz flisnin për FinTech, jo më për implementimin e saj në Shqipëri.

Në 15 vite rrugëtim, cilat mendoni se kanë qenë pikat kyçe, gurët kilometrikë apo pikat e kthesës si për ju si sipërmarrëse, edhe për biznesin tuaj?

Gjatë 15 viteve të aktivitetit, EasyPay ka arritur të ndërtojë një pozicion të qëndrueshëm lider në tregun e pagesave elektronike falë një kombinimi elementësh kritikë që adresojnë si nevojat e tregut, ashtu edhe mungesën fillestare të besimit ndaj teknologjive financiare.

Së pari, kemi investuar fort në edukimin financiar të tregut dhe qytetarëve, duke shpjeguar përfitimet, sigurinë dhe thjeshtësinë e përdorimit të shërbimeve FinTech. Ky proces ka qenë vendimtar në një mjedis ku kultura e pagesave elektronike ishte ende në fazë të hershme.

Po aq e rëndësishme ka qenë edhe filozofia jonë e pandryshueshme për cilësi të lartë shërbimi, duke eliminuar vonesat, gabimet dhe çdo eksperiencë që mund të prishte besimin e përdoruesve. Ne e kemi vendosur korrektësinë operacionale në themel të çdo procesi.

Një tjetër shtyllë kyçe ka qenë inovacioni i vazhdueshëm. Që në ditën e parë sollëm pagesat real–time në një treg ku standardi i kohës ishte pagesa në batch me disa ditë vonesë. U bëmë kompania që lançoi portofolin e parë elektronik në Shqipëri në vitin 2014, mundësuam pagesat peer-to-peer instant gjatë pandemisë Covid në 2020, dhe së fundmi gjatë këtij viti, me Open Banking, realizuam transaksionin e parë të këtij lloji, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së pagesave.

Po ashtu, vizioni ynë ka qenë i rrënjosur te financial inclusion, duke ofruar shumëllojshmëri kanalesh pagesash që u përshtaten të gjitha shtresave të popullsisë: pagesa me E-Wallet, karta, cash në mbi 560 pika agjente, si dhe tashmë përmes Open Banking.

Por mbi të gjitha, suksesi i EasyPay është rezultat i ekipit tonë, një kombinim njerëzish këmbëngulës, vizionarë dhe të përkushtuar ndaj misionit për të demokratizuar shërbimet financiare në vend për çdo shtresë të popullit.

Nga pikëpamja e shërbimeve, dy pika kthese të rëndësishme ia vlen të përmenden gjatë këtij udhëtimi 15-vjeçar: njera është në vitin 2016, kur hynë në sektorin e remitancave së bashku me partnerin tonë ndërkombëtar Ria Money Transfer, dhe tjetra është në vitin 2020, kur EasyPay hyri në bashkëpunim me të gjitha kompanitë e sektorit të mikrokredisë duke ofruar produktet e tyre klientelës tonë./Vaspas

Etiketa: aktualitet
Pas

Nis zbatimi i “Smart City”, mbi 5 mijë kamera në 20 qytete për të rritur sigurinë publike

Para

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Para
Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

nga Fast News
15:00 | 19/12/2025
0

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

nga Fast News
14:30 | 19/12/2025
0

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

nga Fast News
13:55 | 19/12/2025
0

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

nga Fast News
13:52 | 19/12/2025
0

Recent News

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

15:00 | 19/12/2025
Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

14:30 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar