• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rritje modeste e pagave, ndadalësohen ritmet në tremujorin e tretë 2025

nga Fast News
20 hours më parë
në Finance
0
Rritje modeste e pagave, ndadalësohen ritmet në tremujorin e tretë 2025
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pagat nuk po rriten më me ritmet e mëparshme. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti, paga mesatare mujore bruto arriti në 83.300 lekë, duke shënuar një rritje prej 7,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që një vit më parë, rritja kishte qenë 8.36%.

Megjithatë, në krahasim me tremujorin e dytë 2025, paga mesatare ka shënuar tendencë në ulje, duke rënë lehtë me 0.7%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë (tremujori i tretë 202/tremujor i dytë 2024), rritja kishte qenë 3.4%

Rënia e pagave në tremujorin e tretë, në krahasim me të dytin, është diktuar nga Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, që është dhe aktiviteti që paguan më shumë në vend.

Paga mesatare mujore bruto për këtë aktivitet ishte 152 mijë lekë në tremujorin e tretë 2025, nga 175 mijë lekë në të dytin, me një rënie prej 13%. Megjithatë, kjo rënie është e lidhur më shumë me efektin e shpërblimeve. Sipas INSTAT, shpërblimet dhe shtesat mbi pagë janë një pjesë e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto.



Pagat sipas aktiviteteve ekonomike

Sipas INSTAT, aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin në grup aktivitetet ekonomike:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me 152 mijë lekë
o Informacioni dhe komunikacioni, me 125 mijë lekë;
o Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, me 100 mijë lekë;
o Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse, me 89 mijë lekë.

  • Ndryshimi i pagës mesatare krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024:

o Rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e Ndërtimit, me një rritje prej 12,8 %.
o Rritja më e vogël ishte në aktivitetin e Administratës publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me rreth 3 %.

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë, me 129.7 mijë lekë;
o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë), me 110 mijë lekë ;
o Forcat e armatosura, me 106 mijë lekë;
o Teknikë dhe specialistë në zbatim 92.5 mijë lekë .

Sipas INSTAT, ndryshimi i pagës mesatare krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Rritja më e madhe e pagës, ishte në profesionin Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhurame to dhe Punëtorë (Profesione elementare), me një rritje përkatësisht prej 10,7 % dhe 10,6 %.

Rritja më e vogël ishte në profesionin e Specialistë me arsim të lartë (profesionistë) me rreth 5,5 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta.

Shpërndarja aktuale është më e balancuar dhe më e përqendruar në kategoritë mesatare dhe të larta të pagës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja Ibrahimaj: Transformimi ekonomik i Shqipërisë po përshpejtohet, investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit

Para

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Para
Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar