• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Bashkia e Tiranës, njoftimet për debitorët e taksave vendore edhe në e-Albania

nga Fast News
2 months më parë
në Biznes
0
Bashkia e Tiranës, njoftimet për debitorët e taksave vendore edhe në e-Albania
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Debitorët e taksave vendore do të njoftohen për detyrimet që kanë jo vetëm me postë, por edhe në platformën e-Albania. Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV), ka filluar të njoftojë të gjithë subjektet që nuk kanë paguar taksat nëpërmjet kësaj platforme qeveritare.

“Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore- Bashkia Tiranë ka ndërmarrë një hap të ri për të përmirësuar transparencën dhe komunikimin me qytetarët dhe bizneset.

Prej datës 30 shtator 2025, njoftimet dhe kërkesat për pagesë për debitorët e taksave dhe tarifave vendore, pra subjektet me detyrime të papaguara krahas shpërndarjes me postë, po dërgohen për herë të parë edhe online në platformën qeveritare e-Albania”, thuhet në njoftim.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të taksave dhe Tarifave Vendore, deri tani janë dërguar mbi 40 mijë njoftime, duke kombinuar metodën tradicionale me postë dhe zgjidhjen digjitale, në mënyrë që çdo debitor të informohet sa më shpejt për detyrimet e tij.

“Njoftimi gjendet në rubrikën “Dokumentet e Mia” në e-Albania, si nga profili i biznesit, ashtu edhe nga profili i individit, për pronarët e njësive tregtare.



Këto njoftime kanë për qëllim kujtesën e debitorëve për shlyerjen e detyrimeve ligjore në kohë, duke shmangur penalitetet dhe procedurat administrative të mëtejshme”, thekson DPTTV.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve vendore: më shumë transparencë, më shumë efikasitet, shmangie të burokracive dhe një qasje që i jep përparësi digjitalizimit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Para

Pas paralajmërimeve të Ramës hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe penalitetet për ndërtimet pa leje

Para
Pas paralajmërimeve të Ramës hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe penalitetet për ndërtimet pa leje

Pas paralajmërimeve të Ramës hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe penalitetet për ndërtimet pa leje

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar