• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

nga Fast News
6 minutes më parë
në Ekonomi
0
Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

Florian Binaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kreu demokrat Sali Berisha pas mbledhjes së PD-së, i cili theksoi se kandidatura e tij do t’iu paraqitet aleatëve për ta mbështetur në këto zgjedhje.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”.

Duke vlerësuar artistin Binaj, Berisha tha se ai është në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit, ndërsa ftoi aleatët dhe qytetarët ta mbështesin këtë kandidaturë

“Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës. Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur. Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.

Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave. Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara. Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin e tij, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit. Kundër kësaj dukurie shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj dhe njëherë ftoj aleatët dhe të gjithë opozitarët, ftoj qytetarët të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nis viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

Para

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Para
Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

nga Fast News
13:25 | 06/10/2025
0

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

nga Fast News
13:21 | 06/10/2025
0

Nis viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

Nis viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

nga Fast News
13:18 | 06/10/2025
0

Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia paralajmëron surpriza të motit

Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia paralajmëron surpriza të motit

nga Fast News
13:14 | 06/10/2025
0

Recent News

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

13:25 | 06/10/2025
Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

13:21 | 06/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar