• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
22 minutes më parë
në Finance
0
Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare në vend kanë fituar, është pak më e ulët se në janar-qershorin e vitit të shkuar, por duke mbetur gjithsesi në nivelet më të larta ndonjëherë.

“Arsyet janë kryesisht prej të ardhurave të realizuara nga bankat. Dy janë produktet kryesore. Kryesisht nga interesat e kredive dhe komisionet bashkë me investimet në titujt qeveritarë”, shprehet eksperti Artur Ribaj.





Pjesa më e madhe e fitimeve janë korrur nga interesat e kredive. Të dhënat tregojnë se 11 bankat e nivelit të dytë arkëtuan gati 37 miliardë lekë apo rreth 370 milionë euro nga interesat. Duke zbritur të gjitha shpenzimet, fitimi neto mbeti rreth 18 miliardë lekë.

“Pra sa më tepër të rritet marzhi i interesave të depozitave të marra dhe kredive të dhëna, aq më tepër do të jetë masa e fitimit të realizuar”, shton Ribaj.

Shitblerja e pronave që ka shtyrë shqiptarët si kurrë më parë të trokasin në dyert e bankave renditet si një tjetër arsye. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 6-mujorin janar-qershor, u morën nga bankat mbi 67 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 21.3 për qind e huasë së re të dhënë në këtë periudhë kohore.

“Kredi-dhënia është mbështetësi kryesor në financimin e blerjes së pronave dhe pasurive dhe duke qenë kredi ajo do të realizojë norma kthimi të konsiderueshme për bankat, të cilat po na rezultojnë në këta tregues që kemi.”

Me gjithë uljen e normës bazë të interesit për lekun në 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë, ekspertë të tregut financiar vlerësojnë se bankat në vend do të vijojnë të korrin fitime të kënaqshme edhe në vijim./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Para

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Para
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar