• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
1 hour më parë
në Lifestyle
0
Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është vërtetuar, të gjitha rrjetet sociale shkaktojnë ankth dhe stres tek të rinjtë, kjo sipas një sondazhi rezultatet e të cilit janë publikuar tek “The Guardian”!

Katër nga pesë rrjetet sociale më të njohura dëmtojnë rëndë shëndetin mendor së të rrinjve, dhe si më i rrezikshmi konsiderohet “Instagram”, kjo sipas një studimi të kryer nga organizatat shëndetësore.





Sipas tyre ky rrjet social shkakton tek ata ndjenjën e ankthit, duke i bërë të ndihen jo në “nivelet” e duhura të jetesës. Sipas anketave të publikuara, edhe “Snapchat”, “Facebook” dhe “Twitter” janë gjithashtu të dëmshme. Vetëm “Youtube” u vlerësua si një rrjet që kishte ndikim pozitiv.

Përse këto rrjete sociale kanë ndikim negativ tek të rinjtë?

Këto katër platforma do të kenë ndikim negativ në shëndetin mendor te të rinjtë sepse mund të shtojnë ankthin dhe mospëlqimin e trupit të tyre, mund të rritet rreziku i ngacmimeve, do të kenë probleme me gjumin, depresionin dhe vetminë, duke pasur brenda vetes së tyre një ndjenjë të përgjithshme trishtimi. Shpesh të rinjtë bëhen pre edhe e të ashtuquajturit “Cyberbullizmi”, i cili është një fenomen që konsiston në marrjen e një video apo foto prej profilit të tyre, me qëllimin e vetëm për ta bërë atë objekt tallje dhe ngacmimesh. Kështu ajo bëhet virale dhe personi do të krijojë brenda vetes edhe më shumë ankth dhe trishtim.

Ndikimi i “Instagram” dhe “Snapchat”

Këto rrjete sociale konsiderohen si më problematiket përsa i përket shëndetit mendor dhe mirëqenies së të rinjve, pasi fokusohen ndjeshëm në imazhin, ngjarjet, veshjet, dhe jetën e tyre, duke bërë që disa të ndihen jo në nivelet e duhura dhe për pasojë të jenë të pakënaqur nga jeta që kanë, shprehet Shirley Cramer shefi ekzekutiv i “Royal society for public health”. Problemet do të ndihen edhe në aspektin e mënyrës së shprehjes së të rinjve, krijimin e identitetit të tij, përfshirjes së tij në jetën e përditshme etj.

Atëherë çfarë duhet të bëjmë?

Profesori Simon Wessely, president i “Royal College of Psychiatrists” shprehet se ai është i sigurt se rrjetet sociale luajnë rol negativ në shëndetin mendor e të rinjve, por nuk duhet të harrojmë pa përmendur edhe ndikimet pozitive që këto platforma kanë.

E rëndësishme është t’ju mësojmë fëmijëve si të përballen me të gjitha ato që shikojnë. Ata duhet të jetë të mirëpërgatitur në lidhje me botën e digjitalizuar. Gjithashtu një prej studiuesve, Theresa May, i bën thirrje rrjetit Instagram të mbrojë përdoruesit e tij duke ndërmarrë hapat e duhur.

Një prej sanksioneve që mendohet që duhet të vendoset tek këto rrjete është pikërisht trajtimi i “Cyberbullizmit”, videot e seksit dhe ngacmimi i tyre. Mbrojtja e të rinjve nuk është mënyra e duhur e të vepruarit, ata duhet të njihen me rreziqet dhe të dinë të sillen në mënyrën e duhur.

Etiketa: aktualitet
Pas

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Para

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Para
Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

nga Fast News
07:30 | 22/08/2025
0

Recent News

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025
Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

08:30 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar