• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët shqiptarë apo turistët që vijnë nga një vend tjetër dhe hyjnë në territorin e Shqipërisë si përmes aeroportit ashtu edhe në rrugë tokësore apo detare,  përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Por, mallrat përjashtohen, vetëm nëse për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve, ose mallrat për dhurata.

Megjithatë ka një kufi ku mallrat janë të pataksueshme, dhe përtej këtij udhëtarët do të duhet të paguajnë.

Konkretisht vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) është  deri në 300 euro për çdo udhëtar për ata që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve tokësore.

Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare deri në 430 euro për çdo udhëtar, përjashtohen nga detyrimi për deklarim dhe taksim.  Për udhëtarët nën 15 vjeç vlera e mallrave që mund të kalojnë pa deklaruar është 150 euro.

Gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare. Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Gjithashtu përjashtohen nga pagesa në import për konsum personal produktet e duhanit për sasitë: 200 cigare; 100 cigarillo; 50 puro; 250 gramë duhan

Konsum personal i alkoolit dhe pijeve alkoolike për sasitë: 1 litër alkool dhe pije alkoolike me fortësi alkolike më të lartë se 22% ndaj volumit, ose alkool etilik i padenatyruar me fortësi alkoolike 80% ndaj volumit dhe më shumë; 2 litra alkool dhe pije të distiluara me fortësi alkoolike që nuk e kalon 22% ndaj volumit; 2 litra verë pa gaz dhe 10 litra birrë.

Për një udhëtar, përjashtimi mund të zbatohet për çdo kombinim të produkteve të alkoolit dhe pijeve alkoolike me kushtin që totali i sasisë (përqindjes) së përdorur nga individi të mos kalojë 100%.

Konsum personal i kafes për sasinë 3 kg.

Ndërsa udhëtarët nën moshën 17 vjeç nuk përfitojnë përjashtim për produktet e duhanit dhe alkoolit./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

Para

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Para
Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

nga Fast News
15:09 | 27/11/2025
0

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

nga Fast News
09:30 | 27/11/2025
0

Efekti i ‘Black Friday’: Si mungesa e resurseve nxit inovacionin?

Efekti i ‘Black Friday’: Si mungesa e resurseve nxit inovacionin?

nga Fast News
09:00 | 27/11/2025
0

Emergjencat dhe borxhet, bashkitë i kërkojnë qeverisë më shumë para vitin e ardhshëm

Emergjencat dhe borxhet, bashkitë i kërkojnë qeverisë më shumë para vitin e ardhshëm

nga Fast News
08:30 | 27/11/2025
0

Recent News

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

15:09 | 27/11/2025
Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

09:30 | 27/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar