• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
5 hours më parë
në Ekonomi
0
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon dhe Europë dhe politikat e qeverisë nuk e luftojnë këtë shqetësim. Qendra studimore e taksave, Altax ka vlerësuar në raportin e fundit se në Shqipëri, ulja e pabarazisë nga sistemi fiskal dhe social është modeste, krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së.

“Pjesa më e madhe e ndikimit pozitiv vjen nga skema e pensioneve, ndërsa taksimi është regresiv (mbështetet kryesisht në TVSH). Ndihma ekonomike ka targetim të dobët dhe ndikim të vogël në të ardhurat e familjeve të varfra. Struktura e sistemit fiskal dhe rishpërndarës Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta të të ardhurave buxhetore në raport me PBB (26–28%), ndjeshëm më pak se mesatarja e BE (41%) dhe vendeve të Ballkanit (33% mesatare për rajonin, sipas FMN)”, thekson Altax.





Sipas raportit, pabarazia në rishpërndarje në Shqipëri shfaqet në tri dimensione kyçe: fiskal, social dhe territorial, secili me sfida të thella strukturore. Në planin fiskal, sistemi varet kryesisht nga taksat e tërthorta dhe ka një progresivitet të dobët, çka e kufizon ndjeshëm rolin rishpërndarës të buxhetit.

Në aspektin social, përfshirja në ndihmën ekonomike dhe aksesin në shërbime publike mbetet e ulët, sidomos për grupet më vulnerabël, për shkak të targetimit të pasaktë dhe mungesës së shërbimeve cilësore.

Ndërsa në planin territorial, mungesa e mekanizmave të barazimit fiskal ndërbashkiak thellon pabarazitë midis rajoneve, duke lënë pas zonat më të varfra. Këto mangësi ndërveprojnë dhe e bëjnë sistemin aktual të paaftë për të ulur në mënyrë efektive pabarazinë.

Por a ekzstojnë mundëistë që pabarazia të ulet në Shqipëri?

Raporti i Altax vlerëson se vendi ynë ka një potencial të konsiderueshëm për të përmirësuar sistemin e saj të rishpërndarjes në përputhje me standardet ndërkombëtare, nëse ndërmerr reforma të qëndrueshme dhe të koordinuara.

“Një nga shtyllat kryesore është zhvillimi i një sistemi tatimor realisht progresiv, i cili përveç të ardhurave nga puna, të përfshijë edhe tatime mbi kapitalin, pasuritë e paluajtshme dhe trashëgiminë. Kjo do të forconte kapacitetin fiskal të shtetit dhe do të ndihmonte në uljen e pabarazive të akumuluara.

Në të njëjtën kohë, është e nevojshme zgjerimi dhe digjitalizimi i skemave sociale, me synimin për të përfshirë në mënyrë më të drejtë dhe efikase grupet më të prekura nga varfëria dhe përjashtimi. Kjo përfshin jo vetëm ndihmën ekonomike, por edhe aksesin në shërbime publike thelbësore si shëndetësia dhe arsimi”, theksohet në raport.

Ndërsa në aspektin territorial, zbatimi i një mekanizmi funksional të grantit të barazimit për bashkitë me kapacitete të ulëta fiskale do të mundësonte një ndarje më të drejtë të burimeve publike dhe do të ndihmonte në adresimin e pabarazisë rajonale.

“Kjo është praktikë e zakonshme në vendet me administratë të decentralizuar dhe një instrument kyç për kohezionin social dhe zhvillimin e balancuar. Së fundi, rritja e transparencës në buxhetimin social, në përputhje me standardet e “Open Budget Initiative”, do të forconte llogaridhënien, do të reduktonte hapësirat për abuzim dhe do të rrite besimin publik në politikat e rishpërndarjes. Përmes këtyre hapave, Shqipëria mund të lëvizë drejt një modeli më të drejtë, efektiv dhe të qëndrueshëm të rishpërndarjes socio-ekonomike”, vlerëson Altax në raportin e tij.

Etiketa: aktualitet
Pas

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Para

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

Para
“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

Të Gjitha

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

10 zakone të femrave të suksesshme

10 zakone të femrave të suksesshme

nga Fast News
09:52 | 13/08/2025
0

Recent News

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

10:20 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar