• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Del udhëzimi për subvencionin e ujit të pijshëm, ja kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
2 days më parë
në Ekonomi
0
Del udhëzimi për subvencionin e ujit të pijshëm, ja kategoritë që përfitojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Publikohet në Fletoren Zyrtare udhëzimi i ri, që përcakton metodologjinë për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve për vitin buxhetor 2025.

Në këtë udhëzim evidentohen kategoritë që përfitojnë subvencion nga shteti. Bëhet fjalë për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët pa mbështetje familjare apo sociale. Ata do të mund të përfitojnë një subvencion për konsumimin jetik të ujit. Ky subvencion do të mbulojë deri në 5 metra kub ujë në muaj.





Për këto kategori, do të subvencionohet gjithashtu me tarifa fikse, tarifa për kanalizimet dhe shërbimet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane.

Udhëzimi ka për qëllim të rregullojë procedurat për shpërndarjen e subvencioneve dhe të sigurojë një sistem të qartë dhe të strukturuar mbështetjeje për kategoritë më në nevojë.

Subvencioni do të shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe do të përdoret për kompensimin e kostove të ujit të pijshëm dhe shërbimeve të kanalizimeve për ato familje që janë pjesë e kategorive sociale në nevojë, siç janë parashikuar në ligjin për asistencën sociale. Këto familje do të përfitojnë subvencionin për deri në 5 metra kub ujë në muaj, si dhe për tarifat fikse dhe shërbimet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është se çdo familje mund të përfitojë subvencion vetëm një herë, pavarësisht numrit të anëtarëve të saj që mund të përfshihen në kategoritë e ndihmës ekonomike.

Shoqëritë aksionare të ujësjellës kanalizimeve do të kenë përgjegjësinë e akordimit të zbritjeve për kategoritë e nevojshme çdo muaj.

Për të siguruar një përdorim të duhur të fondeve, janë parashikuar disa kushte për shoqëritë UK. Vetëm ato që kanë nënshkruar një kontratë performancë me AKUK mund të përfitojnë nga ky subvencion. Kontrata është e domosdoshme për të siguruar një administrim të saktë të fondeve dhe një mbikëqyrje më të fortë të shpenzimeve.

Në rast se shoqëritë aksionare të ujësjellës kanalizimeve nuk kanë nënshkruar kontratën e performancës, ato nuk do të mund të rimbursohen për zbritjet e aplikuara.

Për shoqëritë që përmbushin kushtet, AKUK do të përllogarisë dhe shpërndajë fondet në përputhje me të dhënat e raportuara nga shoqëritë përkatëse. Gjithashtu, do të realizohet një mbikëqyrje e vazhdueshme për të siguruar që fondet të përdoren siç është planifikuar dhe për të garantuar që subvencioni të arrijë te ata që kanë më shumë nevojë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Unifikohet receta mjekësore. Nga 1 gushti aplikohet modeli i ri, ja cfarë ndryshon

Para

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Para
Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar