• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
2 months më parë
në Finance
0
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pavarësisht eksperiencës së hidhur që kaluan shqiptarët me tërmetin e tetorit 2019, që shkaktoi dëme të konsiderueshme, sërish sigurimi i pronës mbetet në nivele të ulëta. Një situatë që ka detyruar qeverinë që ta bëjë sigurimin e banesave të detyrueshëm me ligj. Kjo bazuar në një projektligj që është hedhur për konsultim pubik.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në periudhën janar-maj të këtij viti, sigurimi i pronës zinte vetëm 16.4% të tregut, ndërkohë që sigurimi i makinave që është i detyrueshëm me ligj përbën 68.4% të tregut, pasuar nga sigurimi i jetës dhe shëndetit me 15.1%.

Ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim nga Ministria e Financave i hartuar në Bashkëpunim me Bankën Botërore njoftohet se do të ngrihet “Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet”.

“Metodologjia e përcaktimit të primit, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”, theksohet në draftin e Ministrisë së Financave.

Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre. Ndërsa buxheti i shtetit financon primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet për shtresat sociale në nevojë.

Shqipëria është goditur nga dymbëdhjetë tërmete me magnitudë mbi 6 që nga viti 1900, por duket se vetëm tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës mbart një vlerësim konkret të dëmeve të pësuara.

Etiketa: aktualitet
Pas

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Para

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Para
Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

nga Fast News
23:25 | 23/09/2025
0

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

nga Fast News
16:10 | 23/09/2025
0

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Recent News

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

23:25 | 23/09/2025
Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

16:10 | 23/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar