• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

nga Fast News
1 day më parë
në Finance
0
Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Individët kanë shtuar kërkesën për kredi për blerje banesash, ndërsa bizneset për investime. Kjo ka rezultuar nga Vrojtimi mbi Aktivitetin Kreditues për tremujorin e dytë të këtij viti, publikuar nga Banka e Shqipëisë.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2025, bankat ndoqën politika të ngjashme kreditimi për bizneset në krahasim me një tremujor më parë. Bankat ruajtën standarde, kushte e terma kreditimi të njëjta, si edhe miratuan një raport të ngjashëm kredish me një tremujor më parë, në segmentin e bizneseve.





Bankat vijojnë të jenë prudente në vlerësimin e rrezikut, duke aplikuar marzhe më të larta në kreditë e kategorizuara me rrezik. Kuadri kreditues për individët, ngjashëm me bizneset, u raportua pothuajse i pandryshuar në tremujorin e dytë të vitit”, theksohet në raport.

Bankat mbajtën të pandryshuar standardet, kushtet dhe termat e kreditimit për kreditë akorduar individëve në tremujorin e dytë. Nga ana tjetër, ato raportuan një shkallë më e lartë miratimi kredish për individët, në sajë të vlerësimeve të bankave për cilësinë e kredimarrësve dhe të historikut të individëve në tregun e punës.

Në linjë me pritjet e një tremujori më parë, kërkesa për kredi e sektorit privat u raportua më e lartë. Nevojat e shtuara për financim – në mbulimin e investimeve të planifikuara nga bizneset, si edhe në blerjen e banesave apo financimin e konsumit nga individët, – treguesi i besimit të biznesit dhe të konsumatorit, si edhe ambienti i favorshëm i normave të interesit nxitën kërkesën e shtuar për kredi të agjentëve ekonomikë në tremujorin e dytë.

“Përqasja e bankave në kreditimin e bizneseve pritet të mbetet e njëjtë edhe në tremujorin e tretë të vitit, për të gjitha kategoritë e biznesit si edhe në të gjitha kreditë lëvruar sipas qëllimit të përdorimit. Në të kundërt, politikat e kreditimit priten të jenë shtrënguese për individët, kryesisht në segmentin e kredive për blerjen e banesave”, thekson Banka e Shqipërisë.

Sipas institucionit mbikëqyrës bankar, kërkesa për kredi e bizneseve pritet të mbetet e lartë për çdo lloj qëllimi të përdorimit. Në të kundërt, kërkesa për kredi e individëve pritet të bjerë në tremujorin e tretë, kryesisht në ato për blerje banesash.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

Para

5 taktika për të blerë më lirë

Para
5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar