Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN
Vizita e kryeministrit Rama në Bashkinë e Vlorës shkaktoi një furtunë të vërtetë, që u pasua me shumë dorëheqje të drejtorëve në pushtein vendor dhe të institucioneve të tjera. Po sa qëndrojnë akuzat e Ramës në drejtim të pushtetit vendor për mos ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve?
Ligjërisht bashkia duhet të ofrojë disa shërbime për qytetarët e saj, që kanë të bëjnë me pastrimin dhe menaxhimin e mbetejeve; ujin e pijshëm dhe kanalizimet; infrastrukturën rrugore dhe transportin public; shërbimet sociale dhe shëndetësore; arsimin dhe kulturën; zhvillimin urban dhe menaxhimin e territorit; sigurinë dhe rendin publik në bashkëpunim me policinë; si dhe zhvillimin ekonomik rural dhe turizmi.
Këto shërbime kërkojnë para, që bashkia I isguron një pjesë vetë dhe një pjesë nga transferta që I jep qeveria. Reforma territorial administrative e ndërmarrë në vitin 2014 që synoi pikërisht rritjen e decntralizimit dhe rrjehdimisht, pavarësisë financiare të pushtetit vendor. A është arritur?
Në fakt jo. Të dhënat tregojnë se pavarësisht një përmirësimi në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, 48% e të totalit të fondeve që bashkitë kanë jepet nga qeveria. Kjo tregon edhe varësinë shumë të madhe të pushtetit vendor prej ekzekutivit.
Po si i shpenzojnë bashkitë paratë?
Rezuton se pjesa dërrmuese, më saktësisht 45.6% shkon për paga dhe sigurime; pasuar nga 29.3% për shpenzime operative të administratës dhe vetëm 19.5% për investime në shërbime publike në të mirë të qytetarëve.
Shifrat e mësipërme tregojnë qartë për shtim të numrit të të punësuarve në amdinistratë, që kërkon edhe më shumë para për t”u mbajtur. 41% e bashkive kanë bërë rritje të numrit të personelin; 3% e kanë mbajtur numrin e të punësuarve njësoj dhe vetëm 17% kanë bërë zbritje.
E teksa paratë ikin kryesisht për paga, pak mbeten për të shlyer borxhet. Detyrimet e prapambetura mbeten një problem pët pushtetin vendor.
Kryeson Kavaja me 23.1% të totalit tyë borxheve; pasuar nga Tirana me 17.9%; Pogradeci me 7.5%; Rrogozhina me 5% e me rradhë edhe bashkitë e tjera.