• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
8 minutes më parë
në Analizë
0
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Anastas Angjeli

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdimi dhe intensifikimi i luftës në Lindjen e Mesme (Izrael-Iran), veç pasojave humane dhe infrastrukturore, po jep sinjale edhe të një krize të re ekonomike jo vetëm rajonale (në Lindjen e Mesme), por në gjithë ekonominë globale. Dhe ja sepse.

Vendimi i Parlamentit të Iranit për të miratuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar alarm global dhe ka paralajmëruar potencialisht goditjen më të keqe energjetike në dekada. Edhe pse organi më i lartë i sigurisë i Iranit ka fjalën e fundit, tregjet, kompanitë e logjistikës dhe qeveritë në të gjithë botën tashmë po reagojnë sikur një bllokadë është e afërt.





Ngushtica e Hormuzit, një rrip i ngushtë detar mes Iranit dhe Gadishullit Arabik, është një nga arteriet më vitale të energjisë në botë. Çdo ditë, përmes këtij kalimi strategjik lundrojnë mbi 20% e furnizimeve globale të naftës. Çdo kërcënim ndaj lirisë së lundrimit në këtë zonë është më shumë sesa një çështje lokale – është një tronditje për gjithë ekonominë botërore.

Dhe duket se një krize e re globale po shfaqet në horizont. Kjo sepse në një skenar të mundshëm ku Irani vendos përfundimisht (pas vendimit të Parlamentit iranian), të mbyllë këtë ngushticë, bota do të përballej me pasoja të shumanshme ekonomike, gjeopolitike, ushtarake, logjistike, tregtare dhe financiare. Tregtia globale e naftës do të përjetonte tronditje të menjëhershme. Zinxhiri i furnizimeve jo vetëm me naftën dhe gazin, por më shumë, do të fillonte ndërprerjet.

Rritja e çmimeve të naftës dhe gazit do të ishte e pashmangshme, duke vënë në vështirësi shtetet që varen nga importi, si Kina, India, Japonia dhe vendet evropiane. Kjo situatë do të sillte një reagim të menjëhershëm ndërkombëtar. SHBA-të dhe aleatët e saj, përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të mund të përgjigjeshin me masa të ashpra ushtarake apo sanksione të reja. Në të kaluarën, gjatë krizave të viteve 2019-2020, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur forca shtesë në rajon për të ruajtur sigurinë e lundrimit. E njëjta skemë mund të përsëritej, me tensione që do të thelloheshin mes Iranit dhe fqinjëve të Gjirit. T

ë mos harrojmë se në gji sot ndodhen më shumë se 5 aeroplanmbajtëse amerikane dhe angleze[1]. (Kryeministri anglez deklaroi se po të goditet bazat dhe mjetet amerikane, është goditur NATO dhe hyn në fuqi amendamenti 5 i traktatit.) Por, përtej reagimeve ushtarake, kriza e Hormuzit do të shërbente edhe si mjet presioni nga ana e Iranit, sidomos për çështjen e marrëveshjeve bërthamore dhe sanksioneve ekonomike.

Teherani mund të përdorë mbylljen si levë politike, duke nxitur edhe grupe të afërta me të, si Hutasit në Jemen, që të sulmojnë objektiva tregtare në rajon. Kjo do të hapte rrugën për një përshkallëzim të gjerë të konfliktit.

KUSH FITON DHE KUSH HUMBET NGA KJO NGJARJE?

Një krizë e tillë do të ishte shumë përfshirëse, goditjet e saj pritet të jenë tronditëse si për vendet eksportuese, edhe për ato importuese. Shtetet eksportuese si Arabia Saudite, Iraku, Emiratet dhe Katari do të ishin ndër më të goditurat. Të gjitha këto vende mbështeten fort në Hormuz për të eksportuar miliona fuçi naftë në ditë.

Ndërkohë, importuesit si Kina, India, Japonia dhe Evropa do të përballeshin me një krizë furnizimi. Disa prej këtyre vendeve kanë linja alternative për transport si naftësjellësi Petroline që lidh Arabinë Saudite me portin Yanbu në Detin e Kuq, por kapaciteti i këtyre rrugëve është i kufizuar dhe kostoja shumë më e lartë. Në këtë aspekt, vendet kryesore eksportuese janë:

-Saudia – Eksporton rreth 6-7 milionë barrele në ditë përmes Hormuzit (përfshirë naftën nga terminali Ras Tanura).

-Iraku – Dërgon rreth 3.5 milionë barrele në ditë (përfshirë eksportet nga Basra).

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) – Eksportojnë rreth 3 milionë barrele në ditë, kryesisht përmes portit Fujairah.

-Kuvajti – Rreth 2 milionë barrele në ditë kalojnë nëpër Hormuz.

– Katari – Një furnizues kryesor i GNL (gazit natyror të lëngshëm), me 1.5 milionë barrele ekuivalent në ditë të eksportuar përmes Hormuzit.

-Irani – Edhe pse mund të mbyllë ngushticën, vetë Irani eksporton 1-1.5 milionë barrele në ditë (nëse sanksionet lejojnë), duke e bërë veten të prekur.

Vendet kryesore importuese që furnizohen nga prodhuesit e mësipërm janë:

-Kina – Blen rreth 40% të naftës së saj nga Gjiri Persik (përmes Hormuzit). -India – Rreth 60% e importeve të naftës së saj vijnë nga rajoni.

-Japonia dhe Koreja e Jugut – Varen shumë nga nafta dhe GNL nga Saudia, EBA-të dhe Katari.

-Evropa. Përdor naftë dhe gaz nga Gjiri (veçanërisht pas reduktimit të varësisë nga Rusia).

Disa vende mund të përdorin rrugë alternative, por ato janë më të shtrenjta dhe me kapacitet të kufizuar. Këto vende janë:

-Saudia dhe EBA-të mund të përdorin pipeline’in East-West Pipeline (Petroline) për të dërguar naftë në portin Yanbu në Detin e Kuq, por kapaciteti është vetëm rreth 5 milionë barrele/ditë.

-Iraku mund të rrisë eksportet përmes Turqisë (pipeline’i Ceyhan), por ka kufizime politike.

-Katari ka disa kapacitete për të dërguar GNL përreth Afrikës, por kjo është shumë e shtrenjtë.

-Evropa, megjithëse pjesërisht e diversifikuar, nuk do të kursehej. Një rritje e çmimit të naftës dhe gazit do të çonte automatikisht në një rritje të çmimeve të karburantit, energjisë elektrike dhe lëndëve të para industriale. Inflacioni, tashmë një sfidë në shumë shtete anëtare të BE-së, mund të përshkallëzohej përsëri, ndërsa bankat qendrore do të detyroheshin të merrnin vendime të vështira – duke balancuar midis frenimit të inflacionit dhe shmangies së recesionit.

-Trafiku detar tashmë po vuan pasojat. Anijet tregtare shmangin ujërat iraniane dhe devijimi drejt Kanalit të Suezit dhe rrugëve të tjera do të thotë vonesa, kosto më të larta dhe një krizë të re logjistike. Përveç pasojave ekonomike, tensionet politike po thellohen – SHBA-të mund të kundërpërgjigjen ushtarakisht dhe Perëndimi po shqyrton sanksione shtesë kundër Teheranit, të cilat do të rrisnin më tej rreziqet në këtë lojë globale shahu.

-Nga ana tjetër, kjo lloj krize mund të përshpejtojë investimet në burime alternative të energjisë, forcimin e infrastrukturës së LNG-së dhe autonominë strategjike të BE-së. Por këto janë zgjidhje afatmesme. Në afat të shkurtër, bota është në prag të një paniku energjetik.

KOHA E MBYLLJES SË KANALIT, FAKTOR I RËNDËSISHËM

Një nga elementet që ndikojnë në analizat që u bëhen ekonomikisht pasojave ekonomike të këtij vendimi politik, është koha që ai mund të qëndrojë i mbyllur. Nëse Ngushtica e Hormuzit mbyllet për një periudhë të caktuar, çmimet e naftës dhe gazit do të rriten në mënyrë të konsiderueshme, por sasia e rritjes varet pikërisht nga koha, por edhe nga gjetja e alternativave. Më konkretisht:

1) Kohëzgjatja e mbylljes (disa ditë, javë, muaj).

2) Reagimi i tregut dhe spekulimet.

3) Alternativat e transportit (pipelinë, rrugë detare alternative).

4) Rezervat strategjike (si SPR e SHBAve ose rezervat e IEA).

Parashikime nga ekspertëve për çmimin e naftës janë si në tabelë.

Këto parashikime të bëra nga S&P për llogari të Qeverisë gjermane kanë marrë si bazë rritjen e çmimit të gazit dhe naftës në fillimin e krizës Rusi-Ukrainë dhe nivelin aktual të çmimit të naftës dhe gazit para sulmit të Izraelit.

Parashikime për gazin natyror (GNL)

-Çmimi i GNL në Azinë Lindore (referenca JKM) mund të dyfishohet (nga $12-15/ MMBtu në $25-40/MMBtu).

-Evropa (TTF) mund të pësojë një rritje prej 50-100% (nga €30/MWh në €60-100/ MWh), veçanërisht nëse Katari ndalet nga dërgimi i gazit.

SI U NDIKUAN TREGJET FINANCIARE?

Bursat në Lindjen e Largët kanë reaguar menjëherë dhe sot në mëngjes u vu re se kishim lëvizje në seancë si vijon :-Tregu i Tokios (Nikkei 225): -2% deri -3%. Tregu i Hong Kongut (Hang Seng): -1.5% deri -2.5%. Tregjet e Arabisë Saudite (Tadawul): +1% (fitim për kompanitë e naftës), por rënie në sektorët e tjera. Pritjet për bursat në Evropë dhe SHBA (sot):

  1. Evropa (DAX, CAC 40, FTSE 100). Rënie fillestare (1-3%) për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit.

Sektori i energjisë (BP, Shell, Total) mund të rritet (+2-5%) për shkak të çmimeve më të larta të naftës.

-Sektorët e varur nga energjia (automobilistik, aviacion) mund të bien (-3% deri -5%).

  1. SHBA (S&P 500, Dow Jones, Nasdaq)

-S&P 500: -1% deri -2% (rënie e përgjithshme për shkak të pasigurisë).

-Kompanitë e naftës (Exxon, Chevron): +3% deri +6%.

-Teknologjia (Apple, Microsoft): -1% deri -3% (rritja e kostove operative për shkak të energjisë).

-Tregjet financiare (bankat): Rënie për shkak të rrezikut të stagflacionit.

  1. Reagimi i çmimeve të naftës dhe gazit në rang botëror

-Brent Crude: +5% deri +10% (nëse mbyllja është e përkohshme).

-Gaz natyror (TTF): +10% deri +15% (Evropa do të jetë më e prekura nga kjo lufte)

A DO TË NDIKOHET SHQIPËRIA NGA KJO KRIZË?

Edhe vendi ynë, pavarësisht nga pesha që zë në ekonominë globale, si një ekonomi e hapur, duhet të jetë e përgatitur nga ndikime të mundshme të efekteve të krizës së ekonomisë globale që po shfaqet në horizont nga konflikti në Lindjen e Mesme (lufta IzraelIran). Drejtimet e pritshme të ndikimit të kësaj krize në vendin tonë janë:

-Sektori i turizmit: Siç dihet, gati dy muaj më parë midis Izraelit dhe Shqipërisë u vendos një linjë e re e fluturimit ajror dhe agjentët turistikë shqiptarë nënshkruan disa kontrata turistike për këtë sezon, të cilat për shkak të luftës, edhe fluturimet, edhe ardhja e turistëve u ndërpre. Për të eliminuar efektet e kësaj situate, agjentët turistikë të vendit tonë të mundohen të minimizojnë “gapin” e krijuar me lidhjen e kontratave me vendet e tjera.

-Sektori i energjisë dhe ndikimi në rritjen e çmimit të naftës. Edhe pse vendi ynë ka një sektor energjetik stabël dhe po e diversifikon atë, ky proces duhet të vazhdojë dhe të kërkohen burime alternative furnizimi, pasi pasojat dhe shtrirja e krizës energjetike të pritshme janë të paparashikuara.

-Rritja e çmimeve dhe mundësia e ndikimit të inflacionit të jashtëm kërkon sigurisht vigjilencë dhe vazhdimin e një politike të kujdesshme monetare. Përvoja e përballimit të tri krizave në 5 vitet e fundit (Kriza ekonomike nga tërmeti nga pandemia, nga lufta Rusi-Ukrainë), janë një mësim në përballjen me krizat, cikli i të cilëve, po përsëritet shpesh.

CILËT JANË FAKTORËT QË MUND TË ZBUTIN KRIZËN?

Në aspektin politik, padyshim përdorimi i rrugës diplomatike për shuarjen e konfliktit do të ndikonte pozitivisht për frenimin e krizës. (Detyrimi i Iranit për t’u ulur në tryezën e negociatave diplomatike për çështjet e çarmatimit bërthamor). Ndërkaq, në këndvështrimin ekonomik, siç mësohet, që me fillimin e luftës për të neutralizuar Kinën, Izraeli nuk ka sulmuar puset naftëmbajtëse që menaxhoheshin nga kompanitë kineze në Iran.

Kjo bëri që këto kompani të stokonin sasi të mëdha nafte në portën e Iranit jashtë ngushticës, porti i Çabaharit (Chabahar). Vendndodhja e tij në juglindje të Iranit, në provincën Sistan dhe Balochistan, buzë Detit Arabik, jashtë ngushticës së Hormuzit. Përllogaritet që kinezët kanë rezervë të mjaftueshme përkohësisht nafte dhe gazi të lëngët, nuk janë të sakta, por thuhet që mund të kenë furnizim të mjaftueshëm për 15 ditë.

1-Në tri javët e fundit po shohim një rritje shumë të madhe të importeve kineze nga Rusia dhe shumë analistë këtë e lidhin me importet e gazit dhe naftës.

2-Lirimi i rezervave strategjike (SHBA, Evropa, Kina).

3-Rritja e prodhimit nga vendet jashtë OPEC+ (SHBA, Kanada, Brazili).

4-Përdorimi i pipeline’ave alternative (si Petroline në Saudia). Një mbyllje e plotë e Hormuzit, edhe pse e vështirë të zgjasë për një kohë të gjatë për shkak të presionit ndërkombëtar, do të kishte pasoja të menjëhershme në tregjet e energjisë.

Sipas analizave, çmimi i naftës Brent mund të rritet me 10-20% brenda javës së parë, duke kaluar mbi 100 dollarë për fuçi. Nëse mbyllja zgjat më shumë se një muaj, çmimet mund të arrijnë në nivele historike prej 130-200 dollarë për fuçi, madje edhe më shumë, nëse ka përplasje të armatosura./Panorama

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

Para

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Para
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar