Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Jo të gjithë kanë besim tek ekonomia, ja sektorët më pesimistë

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Jo të gjithë kanë besim tek ekonomia, ja sektorët më pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjentët ekonomikë janë të ndarë në perceptimet e tyre mbi gjendjen e ekonomisë dhe pritshmëitë e saj për të ardhmen. Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë evidentoi se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE), që mat besimin tek ekonomia, u rrit me 1.1 pikë në muajin maj, duke qëndruar 8.9 pikë mbi mesataren historike. Rritja e këtij treguesi këtë muaj reflektoi përmirësimin e besimit në sektorin e industrisë dhe të shërbimeve. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë dha një kontribut negativ në treguesin e agreguar për ekonominë. Besimi konsumator mbeti i pandryshuar, në nivelin e një muaji më parë.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 8 pikë përqindje në muajin maj, duke kompensuar rënien e muajit të kaluar. Niveli i tij këtë muaj është përsëri mbi mesataren historike me rreth 7.8 pikë përqindje. Përmirësimi i TBI-së u përcaktua nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset ishin më optimiste edhe për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 3.4 pikë përqindje në muajin maj. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i TBN-së qëndron ndjeshëm (+13.4 pikë përqindje) mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese. Pritjet për çmimet u rishikuan lehtë për lart këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin maj. Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike (+16 pikë përqindje). Përmirësimi i TBSH-së u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë rritur këtë muaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) regjistroi rënie me 1.8 pikë përqindje në muajin maj. Niveli i tij aktualisht qëndron rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBT-së ndikuan kryesisht vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit. Në një masë më të vogël rënëse ndikoi edhe komponenti i pritjeve për nivelin e punësimit në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar në rritje këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ruajti të njëjtin nivel me një muaj më parë, duke qëndruar rreth 2.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Për sa i përket komponentëve përbërës të treguesit TBK, vlerësimi i konsumatorëve për situatën e përgjithshme ekonomike u përmirësua në maj, duke dhënë kontributin kryesor rritës. Ndërkohë, komponentët e tjerë – situata financiare e familjeve dhe blerjet e mëdha – dhanë kontribut negativ në TBK.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Para

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

Para
Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Digjitalizimi i ekonomisë në Shqipëri mbetet i pjesshëm – Bizneset adoptojnë ngadalë teknologjitë e reja, ndërsa përdorimi i IA është ende i kufizuar

Digjitalizimi i ekonomisë në Shqipëri mbetet i pjesshëm – Bizneset adoptojnë ngadalë teknologjitë e reja, ndërsa përdorimi i IA është ende i kufizuar

nga Fast News
15:00 | 20/04/2026
0

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

nga Fast News
14:30 | 20/04/2026
0

Elon Musk dhe Jeff Bezos, kokë më kokë në garën për hapësirën

Elon Musk dhe Jeff Bezos, kokë më kokë në garën për hapësirën

nga Fast News
14:05 | 20/04/2026
0

Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa

Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa

nga Fast News
13:35 | 20/04/2026
0

Recent News

Digjitalizimi i ekonomisë në Shqipëri mbetet i pjesshëm – Bizneset adoptojnë ngadalë teknologjitë e reja, ndërsa përdorimi i IA është ende i kufizuar

Digjitalizimi i ekonomisë në Shqipëri mbetet i pjesshëm – Bizneset adoptojnë ngadalë teknologjitë e reja, ndërsa përdorimi i IA është ende i kufizuar

15:00 | 20/04/2026
Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

14:30 | 20/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora