• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Analizë

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
9 hours më parë
në Analizë
0
Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Vjoldi Danaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Opinion nga Vjoldi Danaj, ekspert për ekonominë
Në një vend normal, zgjedhjet janë akti kulmor i shprehjes së vullnetit popullor. Në Shqipëri, ato janë kthyer në një ritual të neveritshëm pazarllëqesh politike, ku humbja nuk është më pasojë e gabimeve, por produkt i një marrëveshjeje të heshtur. Humbja e fundit e opozitës nuk ishte thjesht një disfatë elektorale — ishte një humbje me konsensus. Një marrëveshje e pashkruar mes një pushteti arrogant dhe një opozite të diskredituar, ku shpresa e shqiptarëve u përdor si monedhë shkëmbimi.
Sali Berisha dhe kufomat e tij politike nuk janë vetëm një barrë për të kaluarën, por një kërcënim për të ardhmen. Ata janë autorët e vërtetë të këtij rrënimi. Një opozitë që nuk përfaqëson më qytetarët, por interesat personale të disa individëve që kanë vite që sillen rrotull politikës si tregtarë pushteti.
Të flasësh për alibi pas një humbjeje të tillë është fyes për qytetarin shqiptar. Sepse kjo nuk ishte thjesht humbje — ishte dorëzim. Zgjedhjet u lanë të shiten. Rezultatet u parashikuan në tryezat e pazareve, jo në kutitë e votimit. Madje edhe vonesat në numërim janë pjesë e kësaj loje të pistë: gjithçka është negociuar më parë, përpara se qytetarët të futeshin në qendra votimi.
Po, është e vërtetë që makineria shtetërore u përdor. Po, është e vërtetë që blerja e votës ishte masive dhe e pashembullt. Por kjo nuk e amniston opozitën. Sepse, edhe nëse zgjedhjet do të ishin më të pastrat në histori, kjo opozitë do të humbiste gjithsesi. Jo për shkak të manipulimit, por për shkak të mungesës së legjitimitetit moral, vizionar dhe politik.
Shqiptarët nuk janë budallenj. Ata e nuhasin mashtrimin. Ata nuk kanë më durim për lojëra të vjetra në ambalazh të ri. Kështu refuzuan jo vetëm pushtetin që i nënçmon, por edhe opozitën që i tradhton. Refuzuan partitë që mbajnë mbi supe mëkatet e së kaluarës dhe shpresën e djegur të së ardhmes.
Në këtë realitet të zymtë, një gjë është e qartë: Shqipëria ka nevojë urgjente për pastrim politik. Një ndryshim rrënjësor, jo thjesht të emrave apo siglave, por të mendësisë politike. Largimi i figurave si Sali Berisha dhe gjithë atyre që kanë bërë pazar me demokracinë është kusht i panegociueshëm. Sepse nuk mund të ndërtohet një opozitë e re mbi gërmadhat morale të një strukture të kalbur.
Ka ardhur koha për një alternativë që nuk shet shpresën për karrige, por e mbjell dhe e kultivon atë çdo ditë, me besim dhe sakrificë. Shqiptarët kanë nevojë për një opozitë që nuk pajtohet me humbjen, nuk bën pazar me të keqen dhe nuk e sheh demokracinë si pronë private.
Ky është momenti për t’i dhënë fund një epoke të turpit politik dhe për të nisur një kapitull të ri: me njerëz të rinj në mendësi, të pastër në qëllim dhe të vendosur në vepër. Sepse Shqipëria nuk mund të humbasë më me konsensus.

Etiketa: aktualitet
Pas

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025

10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar