Anija hapësinore Soyuz MS-26 është kthyer me sukses në Tokë pas një misioni 220-ditor në orbitë. Ajo u ul në orën 04:21 të mëngjesit, me orën e Moskës, në një zonë të largët të Kazakistanit, rreth 147 kilometra në juglindje të qytetit Zhezkazgan.
Në bord ndodheshin dy kozmonautët rusë, Alexei Ovchinin dhe Ivan Ëagner, si dhe astronauti amerikan i NASA-s, Donald Pettit. Gjatë kësaj periudhe, ekuipazhi i ka ardhur rreth Tokës 3.520 herë, duke përshkuar një distancë prej 149.8 milionë kilometrash.
Gjatë qëndrimit të tyre në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ata kanë realizuar një sërë eksperimentesh shkencore në fusha si biologjia, mjekësia, teknologjitë hapësinore dhe fizika, të cilat do të kontribuojnë në avancimin e kërkimeve për jetën dhe qëndrueshmërinë në hapësirë.
Pas uljes, ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar astronautët, të cilët raportohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata do t’i nënshtrohen tashmë një periudhe riadaptimi me kushtet e gravitetit në Tokë, pas një qëndrimi kaq të gjatë në mjedisin e mungesës së gravitetit.
Ky mision konsiderohet një tjetër sukses në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e eksplorimit hapësinor, duke treguar edhe një herë rëndësinë strategjike të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor si një platformë për shkencën dhe teknologjinë.