• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kryesisht nga Turqia, Egjipti e Filipinet, gati 13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri

nga Fast News
5 months më parë
në Ekonomi
0
Kryesisht nga Turqia, Egjipti e Filipinet, gati 13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse.

“Janë kryesisht të punësuar në turizëm. Ka edhe një rritje të deklarimit të punonjësve të huaj si pasojë e frikës nga kontrollet”, shprehet Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.





Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina.

“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, shtoi Stërmasi.

Po sa kushton një punonjës i huaj?

“Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin”, shpjegon ekspertja e punësimit.

Veç atyre që vijnë për të punuar, vitet e fundit po ka një rritje të kërkesës për leje qëndrimi edhe nga ata që thjesht duan të jetojnë në Shqipëri. të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se vitin e shkuar pati 13 mijë e 176 kërkesa për leje qëndrimi nga pak më shumë se 12 mijë të tilla gjatë 2023-shit.

Pjesa më e madhe e kërkesave erdhën nga Italianët me 2 mijë e 156 të tilla ndjekur nga indianët, turqit dhe qytetarët nga Kosova./ A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendet më “miqësore” me buxhetin që mund t’i vizitoni këtë vit!

Para

Sot është dita botërore e punës sociale

Para
Sot është dita botërore e punës sociale

Sot është dita botërore e punës sociale

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar