• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Pas listave, programet. Analiza e premtimeve të PS e PD për qytetarët

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Pas listave, programet. Analiza e premtimeve të PS e PD për qytetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Pas bërjes publike të listave dhe dorëzimit të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike duhet të garojnë me programe, në të cilat përfshihen edhe nismat që ato premtojnë të ndërmarrin për qytetarët nëse vijnë në pushtet.

Socialistët kërkojnë një mandat të katërt, cka nënkupton vijueshmërinë e politikave të ndërmarra deri më tani për qytetarët dhe biznesin, ndërsa demokratët e kanë bërë publik programin e tyre.

Cfarë premtojnë palët në fushën e taksave?

Partia Socialiste i qëndron taksës progresive me tre fasha për pagat: 0; 13 dhe 23%. Taksë 0% për bizneset e vogla. I ka shpallur luftë infomralitetit dhe ka premtuar heqjen e përjashtimeve fiskale, rekomandim ky i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Një politikë fiskale tërësisht të ndryshme propozojnë demokratët.

Ata premtojnë rikthimin e taksës së sheshtë 10%; taksë 5% për sektorët pruioritarë; taksë 0% për bizneset me xhiro deri në 18 milionë lekë në vit;; ulje e TVSH-së për energjisë dhe ushqimet; rishikimin e të gjtiha politikave tatimore dhe stabilitet në legjislacionin fiskal, cka nënkupton që ligjet lidhur me taksat dhe tatimet të mos ndryshojnë shpesh.

Por ekonomia nuk ka vetëm taksat. Ka edhe politika që nxisin zhvillimin e sektorëve të konsideruar prioritarë dhe ekonomisë në tërësi.

Socialistët kanë miratuar së fundmi Paketën e Maleve, që parashikon dhënien tek investitorët me cmimin 1 euro të tokës në zonat malore; ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit pas miratimit të mërkurën në komisionet parlamentare; vijimin e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike.

Nga ana tjetër, demokratët premtojnë ndryshime rrënjësore në politikat ekonomike të vendit.

Programi ekonomik i PD parashikon eliminimin e kontratave të PPP-ve; taksë 0% për 5 vitet e para për emigrantët që investojnë në Shqipëri; digjitalizim i plotë i shërbimeve për bizneset, duke lehtësuar procedurat dhe ulur korrupsionin. Demokratët angazhohen gjithashtu që të bëjnë reformimin e tregut të pronës dhe të listojnë korporatat në bursën vendase.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Para

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar