• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rikthehet besimi tek ekonomia, por shërbimet dhe ndërtimi ende pesimistë

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Rikthehet besimi tek ekonomia, por shërbimet dhe ndërtimi ende pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Besimi tek ekonomia është rithyer pas dy muajsh rënie. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në vrojtimin periodik se treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) shënoi një kthesë drejt rritjes me 0.9 pikë në muajin shkurt, pas rënieve të dy muajve të mëparshëm. Niveli aktual i besimit në ekonomi qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e treguesit në këtë muaj u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë dhe atij konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve regjistruan rënie.



Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u zgjerua me 1.1 pikë përqindje në muajin shkurt, duke iu rikthyer rritjes së treguesit pas tkurrjeve të katërt muajve të kaluar. Niveli i tij qëndron rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual si dhe pritjet më optimiste për porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u tkurr me 2.1 pikë përqindje në muajin shkurt, duke shënuar rënien e tretë radhazi. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë mbi mesataren historike, me rreth 13 pikë përqindjeje. Rënia e TBN-së u drejtua kryesisht nga vlerësimet më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për punësimin shënuan rënie. Gjithashtu në kahun rënës ishin edhe pritjet për çmimet.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 1.4 pikë përqindje në shkurt. Pavarësisht luhatjeve në muajt e fundit, niveli i treguesit qëndron mbi mesataren historike me rreth 11 pikë përqindje. Në rënien e TBSHsë kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për poshtë. Bizneset kanë ruajtur të njëjtin vlerësim për ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 3.2 pikë përqindje në muajin shkurt, pas rënies në dy muajt e mëparshëm. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 7.5 pikë përqindje mbi mesataren historike (Grafik 2). Në rritjen e TBT-së ndikuan vlerësimet më pozitive të ecurinë aktuale të biznesit të tyre dhe pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rëni.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi rritje me 2 pikë përqindje në muajin shkurt, duke ndërprerë prirjen rënëse të dy muajve të fundit. Ky nivel është rreth 1 pikë përqindje mbi mesataren historike. Të gjithë komponentët përbërës të TBK-së dhanë kontribute rritëse.

Vlerësimi aktual dhe pritjet për blerjet në shuma të mëdha u rritën këtë muaj ndërkohë që edhe pritjet për situatën ekonomike dhe atë financiare ishin gjithashtu më optimiste. Pritjet e konsumatorëve për çmimet dhe nivelin e punësimit në të ardhmen kanë rënë në muajin shkurt.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bashkitë “lëshojnë dorën” me lejet e ndërtimit, ja sa janë dhënë sipas qarqeve

Para

Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike

Para
Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike

Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar