Pas vitit 2021, konsumi në Shqipëri ka pësuar ndryshime të rëndësishme, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm ekonomikë dhe socialë. Një nga faktorët kryesorë ka qenë rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë COVID-19, e cila ka ndikuar në rritjen e konsumit të brendshëm dhe të jashtëm dhe sigurisht vrulli i sektorit të turizmit.
Shifrat zyrtare nxjerrin në pah të dhëna mjaft interesante. Një ndër to është edhe ajo që i referohet konsumit mujor të familjeve, dhe veçanërisht ndryshimi pas vitit 2021, sipas qarqeve. Ajo që bie në sy nga shifrat, është fakti se, Durrësi dhe Vlora janë dy qarqet me rritjen më të madhe të konsumit në tre vitet e fundit për të cilat disponohen të dhëna.
Në Durrës rritja fiksohet në 14.9%, ndërsa në Vlorë në 10.8%. Këto dy qarqe ndiqen në renditjen e qarqeve me rritjen më të lartë të konsumit nga Korça, Tirana dhe Lezha. Pra, ndër qarqet me rritjen më të lartë të konsumit, tre prej të tyre janë qarqe bregdetare dhe zënë thuajse të gjithë vijën bredgetare të vendin tonë. Po ashtu, një rritje të konsiderueshme ka patur edhe qarku i Shkodrës me 10.5%.
Sa i përket qarkut me rritjen më të ulët të konsumit, gjejmë Kukësin me 2.2%, pasuar nga Dibra me 3.4%.
Le të theksojmë këtu se sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare” një ndër zërat që ka patur rritje vitet e fundit në strukturën e shpenzimeve ka qenë ai që lidhet me restorantet dhe hotelet./Tv Scan
Ndryshimi vjetor i shpenzimeve mesatare mujore për konsum për NjEF-të sipas qarqeve
(2021-2023)