• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Presidenti Trump vendos 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit

nga Fast News
3 months më parë
në Bota
0
Presidenti Trump vendos 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

residenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një tarifë prej 25% ndaj importeve të aluminit dhe çelikut, që mund të jetë një goditje ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy eksportuesit kryesorë të këtyre metaleve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump gjithashtu hodhi kritika në drejtim të Kinës, konkurrentit tregtar më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Donald Trump bëri një goditje tjetër në luftën e tij tregtare, duke vendosur 25% tarifa për importet e çelikut dhe aluminit.



”Kjo është një punë e madhe. Ky është fillimi i përpjekjeve për ta bërë Amerikën sërish të pasur”, tha ai.

“Ju po mbroni industrinë amerikane të çelikut. Kjo është jashtëzakonisht mbresëlënëse dhe unë jam i kënaqur që qëndroj pranë jush”, tha Houard Lutnick, i emëruari i Presidentit Trump për Sekretar të Tregtisë.

Këshilltari i Presidentit Trump për çështjet e tregtisë thotë se kjo masë do të ndihmojë prodhuesit vendas dhe do të mbështesë sigurinë ekonomike dhe kombëtare të vendit.

Furnizuesit më të mëdhenj të huaj të çelikut, Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut, ka të ngjarë të goditen më rëndë.

Më herët të hënën, tarifat shtesë prej 10 deri në 15 për qind të Pekinit për mallrat amerikane hynë në fuqi si një kundërmasë ndaj rritjes prej 10 për qind të tarifave ndaj importeve kineze, që Presidenti Trump i vendosi në fillim të këtij muaji.

“Nuk ka fitues në luftërat tregtare dhe ato tarifore. Ajo që nevojitet tani nuk është një rritje e njëanshme e tarifave, por dialog dhe konsultim i barabartë bazuar në respektin reciprok. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që të korrigjojnë praktikat e tyre të gabuara dhe të ndalojnë politizimin dhe instrumentalizimin e çështjeve ekonomike dhe tregtare”, tha Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Kineze.

Por, Presidenti Trump thotë se jo vetëm rivalët, por edhe aleatët, po shfrytëzojnë Shtetet e Bashkuara.

“Ne po goditeshim si nga miqtë ashtu edhe nga armiqtë. Ne kërkojmë që çeliku dhe alumini të prodhohen në Amerikë dhe jo në vendet e huaja. Ne duhet të prodhojmë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë, për të ringjallur prodhimin në Shtetet e Bashkuara, ashtu siç ka qenë për shumë dekada”, tha ai.

Shumë ekonomistë besojnë se tarifat shkaktojnë rritje të çmimeve të mallrave. Studiuesit e zinxhirëve të furnizimit dhe logjistikës thonë se masa e zotit Trump ngre gjithashtu pyetje të mëdha mbi politikën globale.

“Nuk është e qartë nëse kjo është një strategji negociuese, apo veprim i përhershëm. A do të jetë kjo e kufizuar vetëm për produktet nga Kandaja, Meksika dhe Kina apo do të zgjerohet edhe për produktet nga Bashkimi Evropian, vendet e grupit BRICS, pjesë e të cilit janë Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut dhe 12 deri 14 vende të tjera?”, thotë Sunderesh Heragu nga Universiteti Shtetëror i Oklahomës.

Këto shqetësime mund t’i shtyjnë vendet të rishikojnë marrëdhëniet e tyre tregtare, tha ai, një veprim që ka të ngjarë të alarmojë prodhuesit.

“Bizneset urrejnë pasigurinë. Pra, ato do të pezullojnë aktivitetet e tyre. Kjo do të thotë se mund të ketë një ulje të aktivitetit prodhues, ndërkohë që, në të njëjtën kohë, tarifat mund të shkaktojnë një rritje të inflacionit”, thotë Sunderesh Heragu nga Universiteti Shtetëror i Oklahomës.

Disa ekspertë të industrisë së prodhimit të makinave në Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësime të ngjashme mbi efektin e tarifave.

“Tarifat e papritura nuk prodhojnë rezultate të mira”, thotë Glenn Stevens Jr. nga organizata “MichAuto”.

Presidenti Trump ka lëvizur me shpejtësi lidhur me këtë çështje në mandatin e tij të dytë.

Partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara kanë paralajmëruar se tarifat mund të dëmtojnë prodhuesit e makinave, anijeve dhe industritë e tjera amerikane./VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

Malet me 1 euro, komisioni i Ligjeve pezullon projektligjin

Para

Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?

Para
Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?

Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar