Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 130 mijë ndërmarrje aktive, në rritje me rreth 19 mijë njësi në harkun e 10-të viteve. Por, si kanë ndryshuar ndërmarrjet aktive sipas qarqeve dhe sipas sektorit përgjatë kësaj periudhe? Rezultojnë 4 qarqe në në rang republike që regjistrojnë një rënie të numrit të bizneseve aktive.
Berati, Korça, Fieri dhe Gjirokastra kanë shënuar një rënie të numrit të ndërmarrjeve aktive në harkun kohor të 10-të viteve, me 513, 488, 146 dhe 272 njësi respektivsht, nëse flasim për ndryshimin në numër absolut.
Por, cilat janë qarqet me rritjen më të madhe? Në vend të parë gjejmë Lezhën më një rritje prej 39% ose rreth 1,200 ndërmarrje më shumë në një dekadë. Lista vijon me Tiranën, Durrësin, Kukësin dhe Vlorën si qarqet me rritjen më të lartë. Pra në këtë renditje vihen re kryesisht qarqet bregdetare.
Tani, le të kalojmë tek analiza sipas sektorëve, duke filluar me klasifikimin e parë, shërbime apo prodhim të mirash. Në rang republike, ndërmarrjet aktive të prodhimit kanë patur një rritje më modeste se ato të shërbimeve. Rritja e ndjeshme e ndërmarrjeve aktive në prodhim është thuajse ekskluzivisht rrjedhojë e sektorit të ndërtimit, ku rritja vjetore fiksohet në rreth 44.3%.
Sa i përket shërbimeve ndërkohë, vetëm informacioni/komunikacioni si dhe akomodimi/ushqimi kanë dhënë kontributin më pozitiv me një rritje prej 115% dhe 0.8% në harkun kohor të 10-të viteve.
Ajo që vihet re nga të dhënat është rënia mjaft e ndjeshme e ndërmarjeve aktive të transportit dhe magazinimit dhe bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Kjo rënie vihet re edhe sipas qarqeve.
Nëse marrim në analizë ndryshimin në harkun e një dekade sa i pëket qarkeve dhe aktiviteteve së bashku shohim se rënien më të lartë e kanë patur ndërrmarrjet e transportit dhe magazinimit në Dibër me 64.9%, Berat me 47.9% dhe ndërmarrjet e buqjësisë në Vlorë. Ndërkohë, nga ana tjetër, rritjen më të lartë prej 172% e kanë shënuar ndërmarrjet informacionit dhe komunikacionit në Tiranë dhe në Kuksës. Me rritje të lartë po ashtu gjejmë edhe ndërmarrjet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor në Kukës dhe në Lezhë./Tv Scan
Ndryshimi vjetor i ndërmarrjeve aktive, sipas qarqeve
(2013-2023)
Ndryshimi i ndërmarrjeve aktive, sipas aktivitetit ekonomik
(2013-2023)