• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Ende në pritje njohja e pensioneve me Italinë. Cfarë po ndodh me Greqinë?

nga Fast News
4 months më parë
në Finance
0
Ende në pritje njohja e pensioneve me Italinë. Cfarë po ndodh me Greqinë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali duhet ende të presin për të përfituar nga njohja e ndërsjellë e pensioneve. Me gjithë “dritën jeshile” që marrëveshja e mori të mërkurën në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian, zëvendësministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani tregon edhe hallkat e tjera që duhet të përmbyllen që të bëhet bashkimi i viteve të punës.

“Hapi pasardhës është ratifikimi nga ana e Senatit dhe më pas e gjithë marrëveshja do të dekretohet nga Presidenti e më pas marrëveshja hyn në fuqi. Ne shpresojmë që këto etapa të kalojnë sa më shpejt. Patjetër që etapa më e rëndësishme ka qenë kalimi, miratimi i marrëveshjes në Dhomën e Deputetëve dhe mendojmë që brenda vitit 2025 do të përmbyllet i gjithë procesi edhe nga ana e palës italiane”, tha zëvendësministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Olta Manjani.



Bashkë me Italinë, Greqia është shteti tjetër me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania. Pas më shumë se tre dekadave pritje, lajme të mira vijnë edhe për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

“Fakti që kanë pranuar në këto dy vitet e fundit që ne të zhvillojmë dy raunde bisedimesh, në Athinë dhe Tiranë është një shenjë pozitive dhe optimiste që an bën të mendojmë se ka një vullnet për t’u ulur dhe për të dakordësuar një marrëveshje të tillë. Megjithatë kuptohet se në rastin e Greqisë duhet edhe shumë vullnet politik pasi bëhet fjalë për një numër të madh shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë aty”, shtoi Manjani.

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me rreth 20 shtete, 13 prej të cilave kanë hyrë në fuqi dhe zbatohen.

“Ndërkohë janë edhe tre marrëveshje të tjera të cilat janë ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, ku përfshihen Mali i Zi dhe Rumania. Ndërkohë janë edhe dy vende të tjera, Polonia dh e Serbia me të cilat marrëveshjet janë dakordësuar dhe finalizuar e  që pritet ratifikimi në parlamentet përkatëse. Ndërkohë në bisedime jemi edhe për fillimin e negociatave me 6 shtete të tjera”, sqaroi më tej zv/ministrja.

Rreth 62 mijë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Serbi do të përfitojnë së afërmi pension për kontributet e paguara në të dy shtetet. Nga marrëveshja mes qeverive në Tiranë dhe Beograd do të përfitojnë edhe 30 mijë qytetarë serb që jetojnë në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Paradoksi i ekonomisë, kemi rritje, por jo para

Para

Veshja gjatë një interviste pune, ngjyrat nxjerrin në pah karakterin tuaj

Para
Veshja gjatë një interviste pune, ngjyrat nxjerrin në pah karakterin tuaj

Veshja gjatë një interviste pune, ngjyrat nxjerrin në pah karakterin tuaj

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar