Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN
Viti 2025 nis me disa ndryshime që prek thuajse të gjithë shqiptarët në buxhetet e tyre familjare, duke filluar nga sigurimi i makinave e deri tek cigaret. Pse po bëhen? Kush do të paguajë më shumë e kush më pak?
Ndryshimi i parë që ka hyrë në fuqi nga 1 janari është sistemi bonus malus në sigurimin e automjeteve.
Vlera që do të paguhet do të jetë sipas historikut të dëmit të të siguruarit. Thënë ndryshe, sa më shumë aksidente të ketë bërë një drejtues mjeti, aq më i latë do të jetë sigurimi. Aktualisht, sigurimi i maklinave, që është i detyrueshëm me ligj përbën mbi 68.5% të tregut të sigurimeve dhe primet e sigurimit pëtr 11 mujorin e vitit 2024 arritën në mbi 13.4 miliardë lekë, me rritje vjetore mbi 7.6%.
Një tjetër ndryshim i propozuar dhe që pritet të hyjë në fuqi brenda këtij viti është ai që synon mbrojtjen e klimës nëpërmejt reduktimit të trafikuar.
Plani kombëtar i hedhur për konsultim publik parashikon që lëvizja e automjeteve të bëhet në ditë caktuara të javës dhe e ndarë sipas targave të automjetit, gjë e cila aplikohet në vende fqinje me ne si Greqia apo dhe vende të tjera. Ndërkohë që deri në vitin 2030, pritet që 10% e automjeteve në qarkullim të jenë elektrike.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që do të zbatohet këtë vit ka të bëjë me deklarimin e të ardhurave.
Afati për dorëzimin e deklaratës së të ardhrave, ose ndryshe DIVA do të jetë 31 marsi dhe jo më 30 prilli. Ndërkohë që detyrimin e deklarimit do ta kenë të gjithë ata individë që realizojnë mbi 1.2 milionë lekë të ardhura në vit nga mbi 2 milionë që ishte më përpara.
Ndërkaq një tjetër ndryshim është edhe rritja e akcizës së cigareve.
Nga 7.250 lekë për çdo 1 mijë fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7.500 lekë. Kjo lëvizje tek akciza pritet të shoqërohet me rritje të cmimit të cigareve për përdoruesit në treg dhe qeveria nëpërjet kësaj mase, synon që të ulë konsumin, duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve.