Në një periudhe kohore shumica e punonjësve në një kompani kërkojnë që të kenë rritje të pagave. Mund të ketë shumë arsye përse punëdhënësi ka vendosur që ta hedhë poshtë kërkesën tuaj, përfshirë këtu përformancën tuaj të dobët, kohën kur e keni bërë atë kërkesë apo gjendjen e rënduar të kompanisë.
Mund të ndodhë që pikërisht kompania juaj është njëra ndër ato që kanë shumë kufizime financiare, por çka nëse jeni pikërisht ju ai që nuk keni marrë një rritje të pagës?
Në disa shtete është e rregulluar me ligj që punëdhënësi nuk ka të drejtë që t’ua ndalojë punonjësve të tij t’i tregojnë njëri – tjetrit sa e e kanë pagën, Kjo do t’u ndihmonte atyre që ta kuptojnë situatën në të cilën ndodhen.
Është e vështirë që të diskutosh me menaxherin për një informacion që e keni marrë jo zyrtarisht dhe të përballeni me të, duke rrezikuar që të prishni edhe ato marrëdhenie pune që i keni. Pra, kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të dini si të kërkoni rritje të pagës.
Çfarë të bëni në secilën prej arsyeve që nuk keni pasur një ngritje të pagë?
Koha kur e bëni kërkesën
Është shumë e rëndësishme koha kur tentoni që të keni rritje. Ta kërkosh këtë në qershor, në një kompani e cila i merr këto vendime në fund të vitit, mbase mund të jetë shumë herët. Në raste të tjera, kur pas një tre mujori shumë të dobët të kompanisë, ju kërkoni që të paguheni më shumë, do të ishet pak e papërshtashme për punëdhënësin tuaj, nëse jo për juve.
Hapi juaj: Pyesni bashkëpunëtorët se në cilën pjesë të viti ndodhin zakonisht rritje të pagave dhe cila ditë e javës do të ishte më e pangarkuara për ta bërë këtë.
Përformanca juaj ka nevojë për përmirësim
Një pjesë e mirë e punonjësve nuk është se bën punë të tjera jashtë atyre, të cilat i ka të përshkruara në kontaratën e punës. E pikërisht këta persona punojnë në një kompani e cila për ngritje të pagës i ka parasysh ata punonjës që bëjnë diçka jashtë pritshmërive.
Hapi juaj: Bisedo me menaxherin, rreth asaj se çfarë ata dëshirojnë që të shohimn nga ti. Puno vërtetë për t’u transformuar nga një punonjës i rëndomtë në një punonjës me pritshmëri të larta. Pas kësaj, bëni një listë të pritshmërive që keni për pagën dhe herën tjetër i tregoni e bëni këtë kërkesë.
Shefi juaj nuk di për arritjet tua
Gjatë ditëve të punës, a i përmendi arritjet tua? Do të ishte mirë sikur ta dëshmonit arsyen e kërkesës për rritje të pagës.
Hapi juaj: Në njërin nga takimet me menaxherin, përveç email-eve të cilat i shkëmbeni, hedhni në pah punët që keni bërë. Nuk është e nevojshme të jeni shumë modest, por as të jeni shumë i besdishëm.
Ju kërkoni arsye personale
Për shumë kompani, paga është thjesht një kalkulim, nuk është diçka që lidhet me emocionet. Ata e bazojnë këtë në kualifikimet e punonjësve apo kushtet e vendit në të cilin jetojnë. Në rast se kërkoni rritje duke përmendur arsye personale si: pagesat e qirasë, shqetësime në lidhje me familjen e të tilla, jashtë arsyeve perosnale, menaxheri mund të ndjejë dhembshuri për ju, por kjo nuk do të thotë që është një arsye e fortë për të ngritur pagën tuaj.
Hapi juaj: Në vend se ti tregoni kompanisë për shpenzimet që keni, është më mirë t’ua bëni me dije rreth asaj se sa keni kursyer apo keni sjell të ardhura për kompaninë.
Jeni punonjës i vështirë
Ka prej atyre punonjësve që janë të vështirë të kuptohesh me ta. Ata janë gjithmonë të gatshëm për t’u ankuar, apo për t’i bërë të tjerët të ndjehen keq gjatë takimeve. Ky lloj punonjësisht ja bëjnë vetes më të vështirë, që menaxherit të jetë i gatshëm të flas me punëdhënësin për ndonjë ngritje të pagës.
Hapi juaj: Ndaluni dhe vlerësojeni paraprakisht veten, cila është sjellja dhe qasja juaj me të gjithë pjesëtarët e kompanisë. Ankesat e vazhdueshme bëjnë që puna juaj të mbetet nën hije.
Punëdhënësit u frikësohen valës së kërkesave të ngjajshme
Shumë kompani ngurrojnë që t’ja ngrisin dikujt pagesën, sepse kjo mund t’i nxisë edhe shumë punonjës të tjerët që ta bëjnë të njëjtën.
Hapi juaj: Kjo ju vendos më së shumti në një pozitë të vështirë. Mund ta përmendni që rritja e pagës për ju do të mbetet sekret, por me këtë përgjigje do të krijonit një përshtypje të keqe për veten.
Paga juaj aktuale ju përfaqëson mjaftueshëm
Mund të ndodhë që menaxheri ju thotë se nuk mund t’ju bëhet rritje, për shkak se paga që po merrni, përshtatet mjaftueshëm me pozicionin tuaj.
Hapi juaj: Për t’i shmangur këto përgjigje, përpara se të kërkoni takim për ngritje të pagës bëni disa hulumtime në lidhje me pagesat që përkojnë me pozcione të tilla si të juajat.
Çfarë të mos bëni kur refuzoheni?
Mos e merrni si diçka personale dhe ta shndërroni në një situatë panikuese, merrni mësimin dhe vazhdoni përpara.
Mos u largoni nga puna: Nëse nuk keni një punë tjetër të gatshme, nuk është e nevojshme që të largoheni nga puna, vetëm pse punëdhënësi nuk ua ka rritur pagën.
Mos e merr personale: Mos e merr gjithmonë si personale, në rastet kur nuk keni arritur të merrni një përgjigje pozitive, sepse gjendja financiare në kompani mund të jetë e dobët.
Mos u vononi: Mos filloni t’i ndryshoni shprehitë e punës, duke pritur nga dita në ditë që të keni ngritje në pagë. Kjo do të ndikojë në përformancën tuaj dhe krijon mundësi që t’ju pushojnë nga puna.
Mos u bëni person negativ: Refuzimi i kërkesës nuk duhet të ndikojë që të filloni të silleni keq me pjesëtarët e kompanisë, apo ta ngadalësoni punën, kjo do t’ua bëj edhe më të vështirë që një ditë të shpërbleheni me pagë më të lartë.