• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Viti 2024 mbyllet me normën interesi 2.75%. Guvernatori: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin

nga Fast News
9 months më parë
në Finance
0
Viti 2024 mbyllet me normën interesi 2.75%. Guvernatori: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kushtet nuk janë pjekur për të zbutur më tej politikën monetare. Norma bazë e interesit për lekun do të mbesë 2.75 për qind, të paktën deri në fund të këtij viti.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë viti të ardhshëm, dhe ofrojnë një premisë të mirë për respektimin e inflacionit në horizontin afatmesëm.

Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit në afatin e mesëm. likuiditeti i bollshëm, rreziku i ulët i kredisë, dhe klima pozitive e besimit në ekonomi”, tha Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Teksa foli për të tatëpjetën e euros që ka prodhuar një “super lek”, Sejko tregoi edhe mbi rolin e institucionit që ai drejton në frenimin e “rrënimit të valutës europiane”.

“Analiza e të dhënave të bilancit të pagesave të tremujorit të tretë konfirmon se këto presione vazhdojnë të nxiten nga rritja e flukseve hyrëse valutore të ardhura nga turizmi, remitancat, si dhe investimet e huaja direkte. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, ritmi i mbiçmimit të kursit të këmbimit është zbutur, falë, ndër të tjera, edhe ndërhyrjeve të shtuara të Bankës së Shqipërisë për blerje valute”, tha Sejko.

Nga konferenca e fundit për këtë vit, guvernatori Sejko foli edhe mbi anëtarësimin ekonomik të vendit në Bashkimin Europian.

“Në vijim po punohet në kuadër të hapjes së dy grup-kapitujve të tjerë, ku përfshihen kapituj që trajtojnë çështje si politika monetare, shërbimet bankare dhe sistemet e pagesave”, u shpreh Sejko.

Banka e Shqipërisë parashikon se viti i ardhshëm e gjejë ekonominë e vendit në një mjedis pozitiv rritjeje, me inflacion të ulët, sektor bankar të shëndetshëm dhe me zhvillim të konsiderueshëm të sistemeve të pagesave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si t’i ndreqni marrëdhëniet me kolegët në punë?

Para

5 gabimet që bizneset duhet të shmangin në strategjinë e vitit 2025

Para
5 gabimet që bizneset duhet të shmangin në strategjinë e vitit 2025

5 gabimet që bizneset duhet të shmangin në strategjinë e vitit 2025

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar