• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Burime Njerëzore

Disavantazhet nëse jeni “më i miri” në punë

nga Fast News
12 months më parë
në Burime Njerëzore
0
Disavantazhet nëse jeni “më i miri” në punë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse në pamje të parë mund të duket e çuditshme, është e vërtetë se të jesh më i miri në punë shpeshherë shoqërohet me më shumë disavantazhe sesa avantazhe.

Ja arsyet:

Nëse ju jeni me të vërtetë shumë të aftë në profesionin tuaj, madje më i miri në kompaninë ku punoni, ka shumë mundësi që juve t’ju mbingarkojnë me punë ekstra, madje duke përfunduar edhe detyra të kolegëve tuaj të cilët mund t’i përfundonin vetë nëse do të punonin pak më shumë.

Kur ju e realizoni një detyrë që ju është caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme, eprorët tuaj mësohen me një fakt të tillë dhe ndalojnë t’ju vënë në dukje meritat tuaja, madje dhe atëherë kur frytet e punës suaj janë shumë të mëdha dhe pozitive mbi kompaninë në të cilën punoni.

Nëse jeni më i miri në punë, gjithmonë do të ndeshni një ose më shumë kolegë në ambientin tuaj të punës që do të jenë xhelozë për ju dhe madje mund të shkojnë deri aty sa si pasojë e kësaj xhelozie të ankohen tek eprorët për ju, transmeton Ekonomia Online.

Ka edhe një grup punëdhënësish, të cilët nuk kanë aspak qejf që të kenë në kompaninë e tyre, punonjësit më të mirë. Punonjësit më të mirë u shkaktojnë atyre stres dhe në pjesën më të madhe të kohës i bëjnë që të ndihen nervozë. Ata sigurisht që duan rendiment dhe performancë të niveleve të larta, por ata nuk duan aspak që ju të jeni më të mirë se edhe ata vetë.

Nëse ju njiheni si një ndër personat që mund të zgjidhni dhe merrni përsipër çdo sfidë sado e vështirë të jetë ajo, atëherë kjo gjë mund t’ju kthehet kundër, sepse ju me siguri që do t’i hyni në hak “kohës suaj të lirë”. Kini kujdes sepse ju rrezikoni që asnjëherë të mos ta mbyllni punën në orarin e caktuar dhe madje mund të sakrifikoni edhe fundjavat tuaja për të përfunduar një detyrë të caktuar.

Kur ju jeni më të mirët në punën që bëni aktualisht, ju rrezikoheni të mos lëvizni kurrë në një nivel më të lartë, sepse askush nuk do të donte t’ju kishte larg.

Kur ju jeni më të mirët në punën tuaj, të gjithë mësohen me një gjë të tillë dhe të gjithë performancën tuaj e marrin si të mirëqenë. Ajo çka është më e keqja në këtë rast është se paga juaj nuk ndryshon, ajo mbetet e njëjta, pavarësisht punës suaj.

Nëse jeni më të mirët është e sigurt që do të bëni armiq. Fatkeqësisht, në këtë mënyrë funksionon bota!

Kur ju jeni më të mirët, disa organizata apo kompani nuk do t’ju bëjnë që të ndiheni aspak rehat dhe do t’ju lënë në dorë zgjidhjen e vetme: largimin. Kjo gjë zakonisht ndodh sepse ju u keni lënduar egon e tyre personale. Ata nuk janë mësuar që të kenë të bëjnë me njerëz më të mirë se vetja, prandaj nuk duan që rutina e tyre e zakonshme të prishet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Një traktor punon tokat e 550 fermerëve! – Në territorin e vendit janë aktivë rreth 3500 makineri bujqësore

Para

5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë

Para
5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë

5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

nga Fast News
13:25 | 21/11/2025
0

Zbatimi i TVSH-së, kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave! Si do të vendoset në praktikë skema

Zbatimi i TVSH-së, kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave! Si do të vendoset në praktikë skema

nga Fast News
13:23 | 21/11/2025
0

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

nga Fast News
13:13 | 21/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Recent News

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

13:25 | 21/11/2025
Zbatimi i TVSH-së, kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave! Si do të vendoset në praktikë skema

Zbatimi i TVSH-së, kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave! Si do të vendoset në praktikë skema

13:23 | 21/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar