• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Buxheti 2025, të martën në seancë plenare për miratimin nen për nen. Të gjitha ndryshimet e kërkuara në draft

nga Fast News
8 months më parë
në Finance
0
Buxheti 2025, të martën në seancë plenare për miratimin nen për nen. Të gjitha ndryshimet e kërkuara në draft
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më datë 3 dhjetor, buxheti 2025 do të kalojë për miratimin nen për nen në seancë plenare. Drafti më i rëndësishëm i financave publike ka pësuar disa ndryshime gjatë diksutimit në komisionet parlamentare, ku ka pasur shtim fondesh për disa institucione dhe rialokime.

Janë mbi 2.5 miliardë lekë  më shumë para që u kërkuan nga institucionet e drejtësisë si SPAK, KLGJ, KLP, KPK, Gjykata Kushtetuese, ILD, Shkolla Magjistraturës por dhe Kuvendi, SHISH, INSTAT, KLSH, RTSH, Drejtoria e shërbimeve qeveritare etj. Një shtesë e konsideruehsme do të shkojë edhe në drejtim të KQZ për zgjedhjet e vitit 2025.





 

NDRYSHIMET E BËRA NGA KOMISIONI I EKONOMISË:

Në buxhetin 2025 janë bërë këto ndryshime, që do t’i përcillen seancës planare për miratim:

-Te Kuvendi shtohen shpenzimet me 160 milionë lekë, nga të cilat për mallra dhe shërbime me 110 milionë lekë për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike, rritjen e shpenzimeve për udhëtimet jashtë shtetit, konferenca në marrëdhënie ndërkombëtare, rritjen e dietave të deputetëve si pasojë e rritje së pagave, pagesë së ekspertëve të jashtëm. 50 milionë lekë për sigurinë kibernetike dhe blerje pajisjesh.

-Kemi një rishpërndarje të transfertës të pakushtëzuar për mbetjet për në Elbasan dhe Gjirokastër. Propozohen pakësime në bashkitë Cërrik, Peqin, Rrogozhinë, Dropull, Këlcyrë, Memaliaj.
-SHISH me shpenzime operative 50 milionë lekë për aktivitete të institucionit.
-RTSH shtohen me 100 milionë lekë shpenzimet për shërbimin për shqiptarët jashtë kufirit, veprimtaritë artistike, orkestra simfonike etj
-Agjencinë Telegrafike shtohen shpenzimet me 6 milionë për arkivën dhe institucionet.
-Kinematografia, një punonjës dhe shpenzime te personelit me 1 milionë lekë për nevoja të institucionit.
-Tek arkivat me 30 milionë lekë shpenzime operative, për personelin.
-KLSH për 100 vjetorin e themelimit të institucionit.
-INSTAT shtohen 6 punonjës në organik me 60 milionë lekë, shpenzime personeli dhe operative. Për zhvillimin e statistikave të turizmit.
-Shkolla Magjistraturës, shtohet 1 punonjës shtohen 6.2 milionë shpenzime
-KLGJ 500 milionë lekë shpenzime personeli, operative.
-ILD 26.7 milionë lekë, për logjistikë dhe blerje pajisjesh.
-SPAK 200 milionë lekë, personeli dhe kapital për rikonstruksionin e godinës.
-Komisioneri i Prokurimit Publik, 8.8 milionë lekë për mirëmbajtjen e sistemit të ankesave dhe rikonstruksione zyrash.
-Komisioni i Mbrojtjes nga Diskriminimi 1 milionë lekë, 1 ekspert i jashtëm.
– Komisioni për të Drejtën e Informimit 8 milionë lekë për dixhitalizmin e programit të transparencës
-Autoriteti për Informimin për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me 8 milionë lekë për ndërtim platforme.
-KQZ shtohen 134 milionë lekë shpenzime kapitale për financimin e sistemit të indeksimit, ruajtjes së pamjeve filmike, modulin e hartave të qendrave të votimit, shtohen shpenzimet operative 56 milionë për funksionimin e institucionit gjatë periudhës zgjedhore, shtohen shpenzimet për zgjedhjet parlamentare për zgjedhjet e 2025 me 500 milionë lekë.
-Shtohen shpenzimet nga Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave me 500 milionë lekë.
-Në GJK shtohen 5 punonjës, shtohen shpenzimet me 12 milionë nga 7 milionë lekë personeli dhe 5 për konferencat
-KPK dhe Komisionerit Publik i shtohen 32 punonjës për një kontratë 6 muaj dhe shpenzime personeli 48.1 milionë lekë.
-Drejtoria e shërbimeve qeveritare subvencione 100 milionë lekë duke reflektuar rritjen e pagave dhe fondi rezervë shtohet në 300 milionë lekë. Burimi do të jetë rritja e të ardhurave.”
Lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm kanë bërë amendime edhe opozita, të cilat gjithashtu pritet të votohen në seancën planerë të 3 dhjetorit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Para largimit nga Shqipëria, drejtori i Bankës Botërore flet për zhvillimet në vend: Sfidë kapitali njerëzor

Para

“Shkalla e Qiellit”, një shëtitje mahnitëse mbi re duke sfiduar të pamundurën

Para
“Shkalla e Qiellit”, një shëtitje mahnitëse mbi re duke sfiduar të pamundurën

“Shkalla e Qiellit”, një shëtitje mahnitëse mbi re duke sfiduar të pamundurën

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar