• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria, qendër inovacioni, gati strategjia 1.2 mld €. Ja sektorët që do të zhvillohen

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria, qendër inovacioni, gati strategjia 1.2 mld €. Ja sektorët që do të zhvillohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Energji e rinovueshme, turizëm i qëndrueshëm, por dhe përmirësim i zinxhirit ushqimor janë 3 nga 7 fushat më të rëndësishme që Shqipëria do të fokusohet më shumë në zhvillimin e tyre deri në vitin 2030.

Të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare Shqipëria 2024-2030, qeveria synon transformimin e vendit në një qendër inovacioni dhe zhvillimi të qëndrueshëm me qëllim përafrimin e legjislacionit dhe plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian.





“Strategjia S3 është hartuar për të adresuar disa sfida të ekonomisë shqiptare, përfshirë: Mungesën e diversifikimit ekonomik, Investimet e ulëta në kërkim dhe zhvillim, Eksodi i fuqisë punëtore dhe largimi i trurit, Mungesë e koordinimit ndërmjet sektorëve.”

Më shumë para do të investohen në drejtim të sigurimit të një zinxhiri ushqimor të shëndetshëm pasuar në investimet për kërkim dhe inovacion ndërsa pas nuk mbetet as zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm. Diaspora por dhe fokusimi tek të rinjtë do të kenë një vëmendje të veçantë.

“Rritja e prodhimit të energjisë së rinovueshme, duke qenë lider rajonal në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe lëndëve të para, Transformimi i Shqipërisë në një destinacion kryesor turistik të qëndrueshëm nëpërmjet trashëgimisë kulturore, turizmit shëndetësor, agroturizmit dhe ekoturizmit. Transformimi i Sektorit të Bujqësisë për të ofruar ushqim të shëndetshëm  nëpërmjet Bujqësisë organike, përdorimit të teknologjive inovative për një përpunim të sigurt të ushqimeve etj. Janë disa nga hapat që do ndërmerren.”

Këto programe luajnë një rol vendimtar në formësimin e strategjisë S3, pasi ato ofrojnë platforma për Shqipërinë për të integruar praktikat evropiane në inovacion, kërkim dhe transformim digjital.

Duke investuar në kërkim dhe zhvillim, digjitalizim dhe aplikimin e teknologjive të reja qeveria synon deri në 2030 konkurrueshmërinë ekonomike, vende të reja pune, rritje të investimeve të huaja, përfitime për diasporën dhe transformimin digjital.

Zbatimi i strategjisë do të kushtojë 1.18 miliardë euro, rreth 424 milionë euro do të sigurohen nga  buxheti i shtetit, afërsisht 266 milionë euro nga fondet e BE-së dhe 143 milionë euro nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë.

Etiketa: aktualitet
Pas

25 gjëra për jetën, që shpesh i mësojmë me vonesë

Para

Bëhet gati avioni “i gjelbër” që do të shpëtojë planetin

Para
Bëhet gati avioni “i gjelbër” që do të shpëtojë planetin

Bëhet gati avioni “i gjelbër” që do të shpëtojë planetin

Të Gjitha

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

nga Fast News
10:00 | 04/06/2025
0

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

nga Fast News
09:30 | 04/06/2025
0

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

nga Fast News
09:00 | 04/06/2025
0

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

nga Fast News
08:30 | 04/06/2025
0

Recent News

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

10:00 | 04/06/2025
Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

09:30 | 04/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar