• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Në bursa rikthehet qetësia, por tregjet globale dominohen nga frika

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Në bursa rikthehet qetësia, por tregjet globale dominohen nga frika
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Po rikthehet qetësia në tregjet globale pas furtunës së djeshme. Pas rënies më të fortë që nga viti 1987, bursa japoneze e tregut të aksioneve “Nikkei” nga ku nisi zinxhiri i frikës u zgjua të martën me rrije të fortë. Por skenari “qetësia para stuhisë” mund të marrë jetë. E përjavshmja britanike “The Economist” këshillon investitorët, përfshirë ata të pasurive të patundshme të kenë kujdes, me argumentin se “marrëzia e verës është këtu”.

Nga “një ditë e ngrohtë vere drejt në vjeshte” të hënën, në qetësi në ditë më pas… por me frikën gati në panik për një “krizë globale” në horizont. Nga Azia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshirë Europën, tregjet financiare në veçanti dhe bota në përgjithësi mbesin të shqetësuar.





Pas rënies më të fortë që nga viti 1987 me plotë 12.4 për qind, bursa japoneze e tregut të aksioneve “Nikkei” nga ku nisi zinxhiri i frikës u zgjua të martën me 10.23 për qind apo 3 mijë e 217 pikë rritje të martën.

“Tregjet çakordohen në momentin ku diçka nuk e kanë të qartë. Kur e ka të qartë shkakun tregu di të sillet. Në këtë rast ka shumë paqartësi. Dhe sa të gjenden shkaqet e qarta duhet kohë, Ndërkohë spekulantët në tregje lëvizin. Kjo shkakton një reaksion zinxhir në bursat e gjithë botës duke ngjallur frikë”, tha eksperti i tregjeve të investimit, Maksim Caslli.

Pas një rënie të fortë në atë që u cilësua edhe si “e hëna e zezë”, si pasojë kryesisht e fikës për një recesion të mundshëm të ekonomisë amerikane me zgjedhjet Presidenciale në prag, e marta po gjen në rritje edhe bursat në Shtete e Bashkuara, përfshirë “Standard and Poor’s 500”, Doë Jones apo edhe Nasdaq. Të gjeta janë zgjuar edhe bursat e tregjeve financiare evropiane.

“Bota sot është ndoshta më e lidhur se kurrë më parë. Thuajse nuk ekzistojnë kufijtë në tregje. Ndaj edhe reaksioni zinxhir është gati i paevitueshëm. Si kur gjëja shkon keq, ashtu edhe kur ka qetësi”, u shpreh Caslli.

Por skenari “qetësia para stuhisë” mund të marrë jetë. E përjavshmja britanike “The Economist” këshillon investitorët, përfshirë ata të pasurive të patundshme të kenë kujdes me argumentin se “marrëzia e verës është këtu”.

“Profesori i ekonomisë që parashikoi krizën e vitit 2008, ka paralajmëruar se e njëjta mund të ndodhë në vitin 2026. Kjo pasuar te cikli 18-vjeçar i krizave. Bota mund të përballet me një krizë edhe më të fortë se ajo e një dekade e gjysmë më parë”, u shpreh ish-ministri Malaj.

E në një kohë që për kizat globale vështirë se mund të gjendet një recetë, ish-ministri i Financave, Arben Malaj tregun edhe rrugën që Shqipëria duhet të ndjekut për të vuajtur sa më pak nga një krizë e mundshme globale.

“Si fillim duhet të shkëpusim varësinë tepër të lartë të rritjes ekonomike vetëm nga ndërtimi dhe “real estate” e njëkohësisht të përpiqemi t’i japim jetës sektorëve të tjerë si industria apo bujqësia”, tha Malaj.

Bazuar “cikli i krizave” dhe “reaksioni zinxhir” i tyre, një kolaps i mundshëm ekonomik botëror do të përcillte efektet e tij edhe në Shqipëri, siç ndodhi me atë të vitit 2008. Vetëm se këtë herë, për shkak të lidhjeve më të ngushta me botën, përcjella e efekteve do të merrte më pak kohë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Turqia dyfishon taksat për blerjet online nga faqet e huaja

Para

Tërheqëse të bësh biznes, por taksat dhe klima po zbehin dëshirën e muajve të parë

Para
Tërheqëse të bësh biznes, por taksat dhe klima po zbehin dëshirën e muajve të parë

Tërheqëse të bësh biznes, por taksat dhe klima po zbehin dëshirën e muajve të parë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar