Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Makinat nga Koreja, a ia vlejnë? Çmimet e lira joshin shqiptarët të importojnë nga shteti në Azinë Lindore

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Makinat nga Koreja, a ia vlejnë? Çmimet e lira joshin shqiptarët të importojnë nga shteti në Azinë Lindore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë… sot Korea e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina. Shteti në Azinë Lindore rendite i dyti pas Italisë në drejtim të importeve të automjeteve, duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, prej andej u sollën dhe u regjistruan 8 mijë e 754 makina.

“Çmimet e shitjes atje janë shumë të ulëta për shkak të politikës që ata kanë për makinat e reja, për makinat elektrike. Makinat e naftës 10-vjeçare apo edhe më të reja përpiqen t’i shesin që të blejnë makina më të reja, elektrike”, tha Ardis Biba, importues automjetesh.

Po sa më pak kushton një makinë e sjellë nga Korea e Jugut në krahasim me tregjet e tjera?

“Në krahasim me Shtetet e Bashkuara, çmimi i automjeteve nga Korea është i përafërt. Ndërsa krahasuar me tregjet europiane, për shembull kjo makinë ka ardhur rreth 8 mijë euro më lirë”, shtoi ai.

Ardisi, i cili u bë pjesë e tregut rreth tetë vjet më parë duke sjellë makina jo vetëm nga Korea e Jugut, por edhe Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe Evropa na tregon edhe mbi importet mesatare në një muaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ne sjellim mesatarisht nga të gjitha tregjet 200-250 makina çdo muaj që importojmë si nga Korea, Kina apo Amerika. Nëse mund të marrim një mesatare vjetore, kemi rreth 3 mijë automjete të importuara”, deklaroi Biba.

Po çfarë makinash importojnë kryesisht shqiptarët nga Korea e Jugut?

“Kemi kompanitë e makinave me qira të cilat kryesisht duan automjete të vogla të tipit Volkswagen Gold apo Mercedes Benz C dhe E-Class. Ndërsa pjesa tjetër, janë individë që duan Tuscon apo Edhe Audi Q7 etj”, tha ai.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se importi i mjeteve të transportit nga Korea e Jugut ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Nga rreth 870 milionë lekë importe të automjeteve në 2018-n, vitin e shkuar shifra arriti në 8.5 miliardë lekë duke gati u 10-fishuar në harkun e 5 viteve./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Microsoft: Defekti i CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje në mbarë botën

Para

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Para
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

nga Fast News
00:17 | 28/08/2026
0

Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

nga Fast News
18:27 | 27/08/2026
0

Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit

Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit

nga Fast News
18:21 | 27/08/2026
0

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

nga Fast News
09:47 | 27/08/2026
0

Recent News

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

Sigurimi i fermerëve, qeveria bën gati skemën: Një pjesë e primit paguhet nga shteti

00:17 | 28/08/2026
Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

Ministri Malaj: Do të rrisin investimet publike, objektivi për 1.2 mld lekë më shumë të ardhura

18:27 | 27/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora