Në pjesën e parë të këtij viti, të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë arritur në 342.8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7.1% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave, një ndër zërat kryesorë që ka kontribuar pozitivisht është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) që njihet ndryshe si taksa e konsumit dhe që paguhet nga qytetarët në cdo mall që blejnë. Por ndërsa tek të ardhurat performanca është pozitive, tek shpenzimet janë konstatuar vonesa dhe ato nuk ka janë realizuar sipas planit të periudhës, ndonëse janë me rritje kundrejt një viti më parë.
Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 291.4 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ato rezultojnë 6.4 përqind më të larta ose rreth 17.5 miliardë lekë më shumë.
Të Ardhurat
Të ardhurat totale, për periudhën 6-mujore arritën në rreth 342.8 miliardë lekë ose 102.5% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 22.85 miliardë lekë më shumë, ose 7.1% më shumë se 6-mujori i vitit 2023.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) arritën në 297.5 miliardë lekë, 26.8 miliardë lek ose 9.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 5.2 miliardë lekë ose 1.8% më shumë se plani 6-mujor për vitin 2024.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 109.9 miliardë lek, 7.1 miliardë lek ose 6.9% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 145 milionë lek ose 0.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 6-mujorin e vitit 2024.
Të ardhurat nga TVSH në import për 6-mujorin rezultojnë 75.3 miliardë lekë, 4.5 miliardë lekë ose 6.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 507 milionë ose 0.7% më pak se plani për 6-mujorin 2024.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 28.9 miliardë lek, 2.5 miliardë lekë ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 528 milionë lek ose 1.9% më shumë se plani i akcizës për 6-mujorin 2024.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 42 milionë ose 2.8% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 98.1% kundrejt planit për 6-mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.3 miliardë lekë, 86 milionë lek ose 2% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe realizim në masën 103.6% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 6-mujorin 2024 u realizuan në masën 187.5 miliardë lekë, 19.8 miliardë lekë ose 11.8% më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar, si dhe 5.1 miliardë lekë, ose 2.8% më shumë se plani i 6-mujorit 2024.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 27.5 miliardë lek, 5.2 miliardë lek ose 23.1% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 253 milionë lek ose 0.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 32.6 miliardë lekë, 1.2 miliardë lek, ose 3.6% më pak se 6-mujori 2023, si dhe 2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se plani i 6-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 32.2 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 16% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 771 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i 6-mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 6-mujore 2024 u realizuan në masën 19.9 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 255 milionë lekë ose 1.3% më shumë se plani për 6-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 75.3 miliardë lekë, 9.1 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe realizim 102.5 % të planit për 6-mujorin 2024.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 291.4 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ato rezultojnë 6.4 përqind më të larta ose rreth 17.5 miliardë lekë më shumë.
Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 6 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 39.5 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 39.2 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).
Shpenzimet korente për periudhën 6 mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 264.8 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9 përqind më i lartë ose rreth 21.9 miliardë lekë më shumë.