• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Në çfarë ‘investuan’ familjet shqiptare 12 vitet e fundit? – ‘Boom’ interneti, kondicionerësh, makinash e panelesh diellore

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Në çfarë ‘investuan’ familjet shqiptare 12 vitet e fundit? – ‘Boom’ interneti, kondicionerësh, makinash e panelesh diellore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e CENSIT të fundit të popullsisë dhe banesave treguan se në Shqipëri jetojnë 755 mijë e 950 familje.

Por në çfarë kushtesh jetojnë ato dhe në çfarë pajisjesh kanë investuar më shumë në 12 vitet e fundit?

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e familjeve shqiptare i kanë në pronësi banesat në të cilat jetojnë.

Nga 755 mijë e 950 familje, 82,5 përqind e tyre janë pronarë të banesës ku jetojnë ose janë në proces të marrjes së aktit ligjor  të pronësisë.

Vetëm 8.8 përqind e familjeve shqiptare jetojnë me qira.

Ndërkohë rezulton se pjesa më e madhe e familjeve, 97 %, zotërojnë pajisje kryesore si televizorë, frigoriferë, telefon celular dhe lavatriçe.

Po ashtu, rezulton se depërtimi i internetit në popullatë ka njohur rritje të fortë vitet e fundit, pasi më shumë se 74 % e familjeve shqiptare kanë sistem  fizik të lidhjes së internetit.

Në ndryshim nga CENSI i vitit 2011 rezulton se lidhja fizike e linjës së internetit ka shënuar rritje të  konsiderueshme, me 62,2 pikë përqindje.

Në 12 vitet e fundit, rezulton se familjet shqiptare kanë investuar më shumë edhe për pajisje të tjera afatgjata që përmirësojnë jetesën e tyre.

Në këtë kontekst, CENSI i vitit 2023 nxjerr në pah se familjet shqiptare kanë instaluar më shumë kondicionerë dhe panele diellore. Krahasuar me të dhënat e CENSIT 2011, ky cens tregoi një rritje me 27.5 % të familjeve që kanë instaluar kondicionerë.

Një tendencë e re, është rritja e ndjeshme e zotërimit të paneleve diellore nga familjet shqiptare, ku 11,4 përqind e e tyre zotërojnë panele diellore krahasuar me 2,7 për qind që ishte në censin e mëparshëm.

Po ashtu, thuajse gjysma e familjeve shqiptare zotërojnë ose përdorin një makinë, në një kohë që 12 vite më parë ishte vetëm 19.6 për qind./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Një mjedis social në punë është më produktiv

Para

Ndërtimi dhe shitblerja e pronave rrisin ekonominë, bujqësia në rënie

Para
Ndërtimi dhe shitblerja e pronave rrisin ekonominë, bujqësia në rënie

Ndërtimi dhe shitblerja e pronave rrisin ekonominë, bujqësia në rënie

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

nga Fast News
13:45 | 16/10/2025
0

AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

nga Fast News
13:15 | 16/10/2025
0

Maratona e Tiranës, ja të gjitha rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës, ja të gjitha rrugët që do të bllokohen

nga Fast News
13:07 | 16/10/2025
0

Sa lekë harxhojmë për duhan dhe alkool? Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë, pas “veseve”

Sa lekë harxhojmë për duhan dhe alkool? Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë, pas “veseve”

nga Fast News
10:00 | 16/10/2025
0

Recent News

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

13:45 | 16/10/2025
AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

13:15 | 16/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar