• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Po flenë më shumë turistë, frika nga gjobat rrit deklarime

nga Fast News
12 months më parë
në Ekonomi
0
Po flenë më shumë turistë, frika nga gjobat rrit deklarime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Valixhet e mëdha e të mbushura plotë, të paktën në dukje tregojnë se Khared dhe Hasan, dy të rinj nga Izraeli kanë në planë të qëndrojnë ca ditë në Shqipëri.

“Do rrimë për 6 ditë. Kemi marrë një apartament këtu në Tiranë. E kemi prenotuar në Airbnb. Mendojmë të eksplorojmë fillimisht Tiranën e pastaj do të lëvizim edhe në jug”, tregon Khared, turist nga Izraeli.





Arsyet se pse kanë zgjedhur një apartament me qira ditore në vend të një hoteli na i tregon Hasani.

“Po si fillim çmimi. Kemi paguar vetëm 35 dollarë për ditë. Pra rreth 200 dollarë për gjithë kohën që do rrimë. E dyta është pozicioni gjeografik. Nuk është se mund të gjesh shumë hotele në Booking afër qendrës”, shprehet Hasani, turist nga Izraeli.

Çmimet e lira dhe alternativat e shumta, përherë e më tepër po joshin të huajt që jo vetëm të vizitojnë vendin, por edhe të qëndrojnë për disa ditë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në prill fjetën në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit gati 130 mijë të huaj. Kjo shifër është gati 2-fish më e lartë se në po të njëjtin muaj të një viti më parë.

Megjithatë, marrë në total numrin e tyre që hynë në vend në prill, vetëm 16.3 për qind e tyre u akomoduan.

Kjo shifër është në rritje me muajt paraardhës, megjithatë ende larg deklarimeve reale vlerësojnë aktorë nga tregu i akomodimeve.

“Kjo tregon informalitetin. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor. Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve”, shprehet Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë ndërkohë se pjesa më e madhe e turistëve të huaj në prill, gati 70 mijë u akomoduan në hotelet dhe apartamentet me qira kryesisht në Tiranë e Durrës. Në Vlorë, Himarë dhe Sarandë qëndruan rreth 24 mijë, ndërsa pjesa tjetër u akomoduan në bujtinat e veriut të vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Gati 500 mijë të larguar zyrtarisht në 10 vitet e fundit, arsyet dhe pasojat në ekonominë e vendit

Para

Flota detare shqiptare del nga “lista e Zezë” e Paris MoU, ja cfarë pritet të ndodhë

Para
Flota detare shqiptare del nga “lista e Zezë” e Paris MoU, ja cfarë pritet të ndodhë

Flota detare shqiptare del nga “lista e Zezë” e Paris MoU, ja cfarë pritet të ndodhë

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar