• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qeveria, 74,6 miliardë lekë borxh tek qytetarët. 19 ankande në tre muaj

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Qeveria, 74,6 miliardë lekë borxh tek qytetarët. 19 ankande në tre muaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria do të marrë borxh tek qytetarët e saj 74.6 miliardë lekë. Kjo është shuma e parashikuar të sigurohet gjatë periudhës korrik-shtator në 19 ankandet e bonove të thesarit dhe obligacioneve që Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë.

Sipas kalendarit të bërë publik, gjatë tre muajve të ardhshëm qeveria synon të sigurojë në tregun e brendshëm një hua prej 74,6 miliardë lekësh. Karakteristikë për këtë periudhë që përkon më së shumti me pushimet verore është se pjesa më e madhe e ankandeve janë për obligacionet.





Në muajin korrik është parashikuar vetëm një ankand për bono thesari 12-mujore, me vlerë prej 9,5 miliardë lekë. Ndërkohë, pesë ankandet e tjera janë për obligacionet, emetime të reja 2, 3, 5, 7 dhe 10-vjeçare me një vlerë totale prej 22 miliardë lekë.

Në muajin gusht pritet të zhvillohen tre ankande bonosh 6 dhe 12-mujore me vlerë të përgjithshme 15,6 miliardë lekë, si dhe katër ankande obligacionesh. Gjatë këtij muaji, qeveria synon të sigurojë në tregun e brendshëm 25,6 miliardë lekë.

Sa i përket shtatorit është planifikuar të zhvillohet vetëm një ankand bonosh 12-mujore me vlerë 6,5 miliardë lekë, si dhe katër ankande obligacionesh rihapje.

Gjatë këtij viti është parashikuar që borxhi publik do të merret në masën më të madhe në tregun e brendshëm, në formën e bonove të thesarit dhe obligacioneve. Referuar planit vjetor të huamarrjes, totali i emetimeve të këtij viti pritet të jetë rreth 378.64 miliardë lekë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ku jemi katandisur?

Para

Ku po përdoren eurot e emigrantëve?

Para
Ku po përdoren eurot e emigrantëve?

Ku po përdoren eurot e emigrantëve?

Të Gjitha

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
08:00 | 07/08/2025
0

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

nga Fast News
07:30 | 07/08/2025
0

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Recent News

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

08:30 | 07/08/2025
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

08:00 | 07/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar