Cikli i ri i programit “Shtëpia ime” në Greqi, me vlerë 2 miliardë euro, i shpallur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pritet të nisë në vjeshtë të këtij viti, dhe do të ketë një perimetër më të madh pasi adreson më shumë se 30 mijë përfitues të moshës deri në 50 vjeç.
Ndërkohë që po diskutohet dhe zgjerimi i kritereve të të ardhurave dhe financimi i blerjes së banesave më të reja, më pak se 15 vjeçare. Të rinjtë e moshës 25 deri në 39 vjeç, të cilët u lanë jashtë ciklit të parë ose për shkak të kritereve të të ardhurave ose për shkak se nuk arritën të gjenin një shtëpi të paktën 15 vjeçare, do të kenë mundësinë t’i bashkohen programit të ri.
Qeveria është tashmë në negociata me BE-në për të siguruar një pjesë të financimit të programit nga kreditë e Fondit të Rimëkëmbjes, duke ridrejtuar fondet për një përdorim tjetër. Pasi të jenë finalizuar detajet me burimet dhe garancitë, programi do të kalojë në formën e tij përfundimtare, pasi do të duhet të ketë bashkëpunim me sistemin bankar dhe Bankën e Greqisë.
Kujtohet se cikli i parë i programit 1 miliardë euro synonte të rinjtë dhe të rejat e moshës 25-39 vjeç dhe sipas të dhënave, deri më tani janë disbursuar 608.3 milionë euro për 6.305 përfitues, janë realizuar gjithsej 6.628 kontrata dhe programi ka përfshirë 9,155 përfitues.
Sipas informacioneve, akset kryesore të programit të ri “Shtëpia ime” parashikojnë:
- Kriteret e të ardhurave: Janë duke u rishikuar me qëllim zgjerimin e tyre për të mbuluar një numër më të madh përfituesish. Kriteret përfundimtare pritet të finalizohen pasi të finalizohen fondet me BE-në. Kriteret e të ardhurave të aplikuara në ciklin e parë të programit dhe parashikonin: Kufiri minimal i të ardhurave 10.000 euro dhe kufiri i sipërm për të rinjtë beqarë 16.000 euro, 24.000 euro për çift, me rritje 3.000 euro për çdo fëmijë dhe 27.000 euro për familjet me një prind, me një rritje korresponduese prej 3.000 euro për çdo fëmijë pas të parit.
- Kriteret e pronësisë – mosha dhe madhësia: Në programin e ri është planifikuar të përfshihen shtëpi më të reja më pak se 15 vjeçare në mënyrë që të ketë një gamë më të gjerë dhe më shumë mundësi për përfituesit. Sipas programit të mëparshëm, banesat duhet të kenë një sipërfaqe deri në 150 m2, përveç hapësirave ndihmëse dhe ato do të vendoseshin brenda një zone banimi. Është subvencionuar blerja e shtëpive me leje ndërtimi të paktën 15 vjeçare, me rezultat që shumë të rinj mbetën jashtë programit pasi, ndërkohë që plotësonin të gjitha kushtet e tjera, shtëpitë që gjetën ose donin të blinin ishin më të reja. Gjithashtu, kjo rriti çmimin e të vjetrave për shkak të kërkesës, duke bërë që të rejat të rriteshin edhe më shumë. Duke zgjeruar kriteret, kërkesa do të shpërndahet në më shumë prona, duke shmangur rritjet ekstreme.
- Norma e huamarrjes. Do të jetë nën normat e interesit të tregut dhe do të ndryshojë sipas statusit familjar të përfituesit. Familjet me tre ose më shumë fëmijë do të fitojnë një normë më të ulët. Në programin e parë të rinjtë blenë një shtëpi me një subvencion interesi 75%, e cila financohej tërësisht nga burimet kombëtare.
- Kushtet e kredisë. Kredia do të mbulojë deri në 90% të vlerës tregtare të pronës siç pasqyrohet në kontratën e blerjes dhe do të ketë një kohëzgjatje deri në tridhjetë vjet. Prona fitohet në pronësi të plotë nga blerësi ose blerësit, nëse janë bashkëshortë ose partnerë në një marrëveshje bashkëjetese, me një shpërndarje të përqindjes së pronësisë ndërmjet tyre në raport me kontributin financiar të secilit në kredinë e dhënë. Në programin e parë bankat kanë dhënë kredi për blerje banesash deri në vlerën 150 mijë euro. Për shtëpitë me vlerë më të madhe, përfituesit do të duhet të marrin një kredi shtesë pa subvencionim. Me programin e ri konsiderohet rritja e vlerës së pronës që do të financojnë bankat në 200 mijë euro.