• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Formulë e re për tatimin mbi pagat – Ndryshon ligji. Lehtësohen të rinjtë, rritet kompensimi për fëmijët në ngarkim

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Formulë e re për tatimin mbi pagat – Ndryshon ligji. Lehtësohen të rinjtë, rritet kompensimi për fëmijët në ngarkim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave pritet të hedhë për konsultim publik ndryshimet mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku do të preket tatimi mbi pagat. Konkretisht parashikohet të rritet kufiri i sipërm i pagave mbi të cilat aplikohet tatimi 23%, duke bërë që të gjithë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat të përfitojnë reduktim të tatimit, i cili përkthehet në një shtesë e të ardhurave mujore neto që ata marrin.  Aktualisht sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi në Janar të 2024-ës,  të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive nga 13-23 për qind në bazë vjetore. Pra, të ardhurat,  nga 0 – 2 040 000 lekë tatohen në bazë vjetore me një normë prej  13% dhe të ardhurat vjetore mbi 2 040 000 lekë tatohen me 23%.

Me ndryshimet ligjore që pritet të miratohen aktualisht do të ndiqet e njëjta logjikë. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se norma tatimore do të llogaritet mbi të ardhurat vjetore, ku individët i prek norma tatimore prej 23 % nëse kalojnë të ardhurat vjetore mbi 2 600 000 lekë.





Po ashtu, një tjetër diskutim i cili është në tryezë lidhet me lehtësimin e të  punësuarve të tjerë, të cilët i kap detyrimi për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), ku sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore këtë detyrim për  vitin 2023 e kanë në total 73.790 individë.  Në këtë kategori, për të rinjtë deri në 29 vjeç, po diskutohet të zbritet tatimi në masën 100 mijë lekë.

Aktualisht, zbatohen zbritje të shpenzimeve nga të ardhurat e krijuara nga punësimi, dhe një prej tyre është kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim individit më pak se 18 vjeç,  prej 48 mijë lekësh. Ministria e Financave po diskuton që kjo masë kompensimi të rritet deri në 60 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim

Kjo paketë masash lehtësuese për të punësuarit ndërmerren si rrjedhojë e performancës shumë të mirë e të të ardhurave tatimore./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Hendeku gjinor/ Gratë me pensione më të ulëta se burra

Para

Nafta bie në bursa në nivelin më të ulët të 7 muajve, ndikim i papërfillshëm në Shqipëri

Para
Nafta bie në bursa në nivelin më të ulët të 7 muajve, ndikim i papërfillshëm në Shqipëri

Nafta bie në bursa në nivelin më të ulët të 7 muajve, ndikim i papërfillshëm në Shqipëri

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar