• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
2 years më parë

Falsifikimi i kartëmonedhave, ja prerjet më të shpeshta në qarkullim

ngaFast News
në Finance
0
Falsifikimi i kartëmonedhave, ja prerjet më të shpeshta në qarkullim

Kartëmonedhat e prerjeve 1000 lekë dhe 5000 lekë janë ato që falsifikohen më shumë. Banka e Shqipërisë ka dhënë detaje lidhur me procesin e falsifikimit të kartëmonedhave dhe monedha metalike, si dhe mbrojtjes nga kjo dukuri gjatë vitit 2023.

“Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes dhe të qarkullimit të monedhës kombëtare “Lek”. Ajo përcakton format, peshat, masat, modelin dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare, me kurs ligjor brenda vendit.

Gjatë vitit 2023 janë sekuestruar 195 kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, si dhe 71 monedha metalike. Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim është ulur në vitin 2023, kur ky tregues ka arritur nivelin e 1.3 copë kartëmonedha për 1 milionë në qarkullim, kundrejt 2.2 në vitin 2022”, thekson institucioni mbikëqyrës bankar.

Kartëmonedhat më të falsifikuara janë ato të prerjeve 1000 Lekë dhe 5000 Lekë, të ndjekura nga prerjet 2000 Lekë dhe 500 Lekë. Sa i përket monedhave, ajo e prerjes 50 Lek vijon të jetë e vetmja e falsifikuar, megjithëse në sasi të ulët dhe të papërfillshme. Numri më i madh i kartëmonedhave false i takon serisë së vjetër, me 153 copë. Ky fakt dëshmon cilësinë e lartë dhe elementet e sigurisë të aplikuara në kartëmonedhat e serisë së re.

Nga këndvështrimi teknik, kartëmonedhat e falsifikuara janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale komerciale, pothuajse vetëm me teknikën ink-jet me ngjyra, të shoqëruara me aplikim të teknikave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë. Në asnjë rast nuk ndeshen imitime të elementeve të sigurisë të lexueshme prej pajisjeve autentifikuese.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse trajtimi i AI si njeri është një gjë e zgjuar, por edhe e rrezikshme në të njëjtën kohë

Para

Vendet europiane ku paguhesh për të shkuar në punë me biçikletë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
Vendet europiane ku paguhesh për të shkuar në punë me biçikletë

Vendet europiane ku paguhesh për të shkuar në punë me biçikletë

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar