Të gjitha bizneset e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit duhet të bëhen pjesë e Dhomës Ekonomike Kombëtare. Drafti i hedhur për konsultim publik parashikon shkrirjen e shoqatave dhe dhomave të ndryshme ekonomike të biznesit në një të vetme kombëtare, regjistrimi në të cilën do të jetë i detyrueshëm për çdo sipërmarrje.
Me qëllim ndryshimin e përfaqësimit të bizneseve, Dhoma Ekonomike Kombëtare parashikohet të ketë fizionominë e një organi publik që lobon për politikat në fushën e ekonomisë, përcjellë zërin e anëtarëve të saj ndihmon në rritjen e kapaciteteve të bizneseve, nxit konkurrencën në vend.
Në relacionin që shoqëron projektligjin theksohet edhe bizneset do të duhet të paguajnë një tarifë për anëtarësimin në Dhomën Ekonomike Kombëtare.
“Për subjektet tregtare, biznes i vogël, përcaktohet se paguajnë një tarifë vjetore regjistrimi në vlerën 1000 (njëmijë) lekë. Ndërsa, për subjektet e tjera tregtare sipas kategorive përkatëse, tarifa vjetore e regjistrimit vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj dhome (DHEK)”.
Dhoma Ekonomike u prezantuar për herë të parë në 2015 nga qeveria por që u kundërshtua nga bizneset. Nisma e riprezantuar parashikon në relacionin e saj si detyrë edhe organizimin e ekspozitave, panaireve, kurseve dhe trajnimeve por dhe programe financimi për të mbështetur gratë në sipërmarrje, të rinjtë, projektet inovative, rritjen e bashkëpunimit me diasporën.
Për të qenë gati deri në 2025, shteti do të subvencionojë këtë dhomë për vitin e parë 40 milionë lekë, ndërsa në vitin e dytë me rreth 100 milionë lekë.