- 4iG Group dhe REMRED Zrt. kanë nisur bashkëpunimin për ndërtimin e një qendre të re të prodhimit të teknologjisë hapësinore në Martonvásár, Hungari.
- Objekti prej 4000 metrash katrorë do të projektojë, prodhojë dhe testojë satelitët dhe sistemet e avancuara hapësinore nga viti 2026.
- Qendra e quajtur REMTECH, përdor teknologjinë më të fundit dhe funksionon sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të industrisë hapësinore.
- Me krijmin e kësaj qendre të teknologjisë hapësinore dhe integrimin e portofolit hapësinor, 4iG Group bëhet një ofrues shërbimi me aftësi dhe infrastrukturë unike në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.
4iG Group dhe kompania aksionare REMRED Zrt. kanë hedhur themelet e një bashkëpunimi inovator për ndërtimin e qendrës së parë të prodhimit të industrisë hapësinore në Hungari. Qendra e quajtur REMTECH do të prodhojë, montojë, integrojë dhe testojë me teknologji unike në Europë, satelitë që peshojnë deri në 400 kilogramë. Kjo qendër do të pozicionohet në Martonvásári dhe do jetë rreth 4000 metrash katrorë.
E projektuar për të përmbushur nevojat e tregjeve vendase, por edhe atyre ndërkombëtare, kjo qendër nuk është vetëm një vend i shkëlqyer për teknologjinë satelitore dhe industrinë hapësinore, por gjithashtu krijon një hapësirë inovacioni, që mund të oftojë mjaft aktivitete në lidhje me arsimin dhe me kërkimin dhe zhvillimin. Qendra e teknologjisë hapësinore është projektuar të hapet dhe të jetë tërësisht funksionale në vitin 2026.
Në ceremoninë e prezantimit të qendrës, Ministri i Ekonomisë të Hungarisë, Márton Nagy tha se aftësia e vendit për të prodhuar satelitë nuk është vetëm një çështje ekonomike dhe sigurie, por edhe e sovranitetit. Kjo është arsyeja pse investimi nga partneri strategjik i qeverisë, kompania 4iG, është i rëndësishëm, pasi do t’i mundësojë kompanisë të bëhet një lider rajonal në industrinë e hapësirës, përveç teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë.
“Investimi i përbashkët i 4iG Group dhe REMRED sjell shumë përfitime dhe një infrastrukturë unike në Evropën Qendrore Lindore. Si pjesë e zotërimit tonë për të promovuar teknologjinë dhe mbrojtjen, e shohim hapësirën me potencialin të madh për t’u rritur, krahas bizneseve tradicionale të 4iG Group, IT dhe telekomunikacionit. Ne jemi duke hyrë në një treg që kombinon njohuritë me pajisjet më të fundit për të prodhuar përparim në teknologji.”- theksoi Gellért Jászai, Kryetar i 4iG Group, në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes.
Gjatë fjalës së tij në ceremoni, Dr István Sárhegyi, themeluesi i REMRED, njëherazi edhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë aksionare të industrisë dhe teknologjisë së hapësirës në 4iG Group, theksoi se falë këtij investimi Hungaria në një kohë të shkurtër mund të kthehet në një faktor të rëndësishëm në hapësirën e tregut global. Ai shtoi se në fazën e planifikimit të qendrës hapësinore, kompanitë dhe prodhuesit më të mëdhenj ndërkombëtarë kanë ofruar bashkëpunim, gjë që dëshmon se ka një kërkesë të madhe për të prodhuar satelitë dhe pajisje të ndryshme hapësinore.
“Qëllimi ynë në industrinë e hapësirës është të ndërtojmë me kapacitetet tona inxhinierike, për të zhvilluar pajisje hapësinore dhe satelite të reja dhe unike, dhe të bëhemi partnerë strategjikë të kompanive më të mëdha të satelitëve, si edhe të agjencive kombëtare dhe ndërkombëtare të hapësirës” – shtoi Dr István Sárhegyi.
Me evoluimin e teknologjisë, industria hapësinore, duke përfshirë dhe shërbimet e të dhënave të gjeneruara nga satelitët, është bërë pjesë e infrastrukturës kritike dhe të domosdoshme. Investimi i nisur në partneritet midis 4iG Group dhe REMRED, jo vetëm që mund të luajë një rol kyç në industrinë hapësinore hungareze dhe ndërkombëtare nga viti 2026, por gjithashtu mund të jetë një element strategjik i politikës së sovranitetit kombëtar dhe sigurisë përmes aftësive të tij teknologjike.
Rreth kompanive:
Grupi 4iG
4iG Plc, një kompani në pronësi me shumicë Hungareze, bazuar në Budapesti, është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale. E listuar në Bursën e Budapestit, qasja e freskët dhe inovative e Grupit dhe pozicioni i tij si integruesi kryesor i sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në Hungari e bëjnë atë një ofrues kryesor të shërbimeve të biznesit në transformimin digjital të rajonit. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG e ka bërë atë një aktor të rëndësishëm në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Grupi po zgjeron vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomunikacionit dhe TI. Grupi 4iG ka mbi 8,000 të punësuar. www.4ig.hu/
REMRED
Paraardhësi i REMRED Zrt. u krijua si një degë e Qendrës Kërkimore të Shkencës së Energjisë të rrjetit kërkimor HUN-REN, me një ekspertizë 50 vjeçare dhe përvojë hapësinore. Ekipi i REMRED prej afro 100 punonjësish, është partner në shumë misione të mëdha, duke punuar me agjencitë kryesore hapësinore në botë si Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), NASA, JAXA dhe DLR. Si një partner i ESA-s, REMRED është gjithashtu një furnizues i programeve hapësinore kryesore të NASA-s dhe ESA-s, si programi i ri i uljes hënore të drejtuar nga Artemis – Programi i Portës së Hënës, misioni ndërplanetar Comet Interceptor dhe Programi i Kthimit të Mostrave të Marsit për të kthyer mostrat e shkëmbinjve marsianë në Tokë. Kompania është gjithashtu aktive për matjet sa i përket motit në hapësirë, rrezatimin hapësinor, projektimin dhe prodhimin e pajisjeve të specializuara për këto aktivitete. REMRED njihet nga Bursa e Budapestit si një kompani BSE50 dhe 4iG Plc ka aksione indirekte 45% në kompani. www.remred.space.