Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive.
Në total, sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore numërohen 236 leje për nxjerrjen e mineralit të kromit, nga 554 leje aktive që janë në total.
Në vendin e dytë renditet guri gëlqeror, me 134 leje apo 24% të totalit, ndërsa pas tij është hekur nikeli me 29 leje apo 5% e totalit. Praktikisht gati ¾ e aktivitetit minerar në Shqipëri zihet nga këto 3 minerale.
Ndërkaq, aktualisht janë aktive edhe 21 leje për nxjerrjen e guri gëlqeror të mermerizuar, 19 leje për ranor silicor, 16 leje për gëlqeror pllakor dhe 15 leje për nxjerrjen e mineralit të bakrit.
Pjesa tjetër e aktivitetit minerar në vend shtrihet te lejet e argjilës, gëlqerorit dekorativ gipsit e alabastrës, rërës e zhavorit bituminoz, etj.
Sa i takon vendosjes së nxjerrjes së mineraleve, gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat./TV Scan